Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Po ikin, u boshatis vendi! Loja e ulët e hileqarëve politikë me shifrat

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tahiri, kur gjykata hyn dhunshëm në sherrin politik

Nga: Skënder Minxhozi

Janë boshatisur fshatrat, po marrin arratinë, s’ka mbetur këmbë njeriu në asnjë cep të Shqipërisë! Kjo është një ndër tezat më të preferuara sot, të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë të kënaqur me punët në vendin e tyre.

Shprehin pakënaqësi dhe pesimizëm mëse të kuptueshëm për vendin ku jetojnë, për demokracinë e dobët dhe të korruptuar shqiptare, që endet prej 30 vjetësh në ujra të pasigurta dhe pa një perspektivë të qartë dhe solide.

Stresi i atyre që këtë gjendje të pashpresë e vuajnë çdo ditë, është më se i respektueshëm dhe me ta është krejt i panevojshëm një debat serioz shifrash, për të parë se sa, si dhe pse po ikin sot shqiptarët nga vendlindja e tyre. Ndjenjat e frustrimit dhe peripecitë e një jete të vështirë nuk pranojnë statistika, ato pranojnë vetëm mirëkuptim dhe heshtje!

Ndryshon puna kur debati spostohet tek një grup tjetër njerëzish. Tek ata persona që këtë ndjesi kolektive pesimizmi dhe dëshpërimi e fryjnë, e manipulojnë, e deformojnë, e gjuajnë si top futbolli nga një podium në tjetrin, duke e shumëfishuar sipas spektrit hipokrit të interesave të tyre të ditës.

Hileqarë të të gjitha ngjyrave e flamujve, tregëtarë lotësh dhe spekulantë shifrash, shpesh drejtpërdrejt përgjegjës për hemoragjinë e ikjes për shkak të detyrave e posteve që kanë mbajtur, skuthë me kostum e kravatë që kanë qenë deputetë, ministra e kryeministra, e që bëjnë të habiturin sot, sikur s’kanë qenë në këtë vend (madje në majë të tij), kur kanë ikur peshkarexhat, kur janë derdhur lumenjtë e njerëzve të mbetur pa shtëpi nga piramidat, e më vonë kur qindra mijë shqiptarë vijuan të ikin në heshtje për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe të ardhmes së fëmijëve. Kjo histori e gjatë ikjesh është fatkeqësisht një ndër “markat” që na dallon si komb, duke na kthyer në vend që eksportin kryesor ka krahun e lirë të punës.

Një studim i fundit i Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore ndihmon të hidhet dritë mbi perspektivën e fenomenit të emigracionit në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Është dhe Shqipëria aty, si një ndër vendet me përqindje të konsiderushme pakësimi popullsie, për shkak të ikjeve drejt Perëndimit. Por jo me përqindjen më të lartë ndër vendet e tjera të rajonit. Nuk “shquhemi” as në këtë aspekt, si zakonisht.

Studimi thotë se deri në vitin 2050, Shqipëria do të jetë pakësuar me 18% të popullsisë së saj, për shkak të emigracionit ekonomik. Një shifër e lartë dhe shqetësuese për shkak se tregon se trendi i largimit nga vendi do të jetë afatgjatë, duke na privuar nga një numër i madh shtetasish që mund të ishin baza e ringritjes ekonomike dhe e Shqipërisë së nesërme të integruar në BE.

Në një aspekt kontesktual, duke e parë fenomenin shqiptar të përfshirë në hartën euro-lindore, duket se ka mjaft të tjerë që duhet të jenë më të shqetësuar se ne. Hungarezët, fjala vjen, të cilët sipas raportit do të humbasin 20% të popullsisë për shkak të emigracionit. Më tej akoma, rumunët e bullgarët do të pakësohen me respektivisht 30 dhe 39 përqind të popullsisë, kroatët me 22%, boshnjakët me 29% dhe serbët me 24%. Më pak se ne do të emigraojnë kosovarët, maqedonët dhe malazezët.

Siç shihet “kujen” e emigracionit po e venë të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës. Madje hemoragjia e ikjes prek më shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian, sesa të tjerat. E kuptueshme deri diku, edhe për shkak të lehtësisë së zhvendosjes që kanë shtetasit e këtyre vendeve, brenda hapësirës së përbashkët evropiane.

Nuk ka asnjë vend për të kënduar fitore në këtë histori. As për ne, as për të tjerët rrotull nesh. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që ikin, kanë me vete histori njerëzore të dhimbshme, të cilat janë akt-akuza për klasën tonë politike dhe qeverinë e radhës.

Por ka edhe një shpjegim më global të fenomenit, i cili e sheh botën e sotme si të dominuar nga një pandemi e përbotshme migrimi. Dallgët e të ikurve nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme s’kanë asgjë të përbashkët me dinamikat e brendshme shqiptare apo kroate, bullgare e rumune, por janë shumë herë më të fuqishme sesa flukset tona migratore. Është e kuptueshme që dikujt s’i pëlqen të krahasohemi me këto pjesë të botës, por nuk duhet të harrojmë se shtysa për një jetë më të mirë vlen, sipas kontekstit konkret, për të gjithë popujt e botës. Është ajo që studiuesi e politologu i famshëm francez Zhak Atali e quan kultura e nomadizmit. Një raport i ri i njeriut me vendlindjen dhe botën, por edhe me dëshirën për të jetuar aty ku ka më shumë shanse, punë dhe të ardhura. Një fenomen bashkudhëtar, sipas Attali, i globalizmit dhe i erës së re të komunikimit e teknologjisë.

Ta vendosësh fatin e shqiptarëve në një kontekst të drejtë në raport me fenomenin e emigracionit, është akti më normal, që ndihmon të ndahet gjithçka është racionale dhe e vërtetë, nga rrenat e manipulimet, në kaosin e zhurmave që shoqërojnë sot largimet nga Shqipëria. Është njëherësh një mesazh i fortë realizmi ndaj momentit që jetojmë, ku vajtojcat profesioniste të politikës po mundohen t’i thonë orë e çast në vesh shqiptarit të thjeshtë “Ik, ky vend nuk bëhet”! Të shohim më parë ç’po ndodh tek komshiu e të kuptojmë atë që na rrethon, para se të marrim shaminë për t’i thënë gjithë botës se jemi më keq se të tjerët.

 

Tags: demokraciakorrupsionshqiperiaskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
“Kush i spiunoi dhe përse u vranë ‘5 Heronjtë e Vigut’ më 21 gusht ‘44”/ Dëshmia e rrallë e nënkolonelit të Sigurimit

“Kush i spiunoi dhe përse u vranë ‘5 Heronjtë e Vigut’ më 21 gusht ‘44”/ Dëshmia e rrallë e nënkolonelit të Sigurimit

“Haraç në kohë krize”, kitet për testet e COVID-19 blihen 2 dollarë dhe shiten 100 euro

"Haraç në kohë krize", kitet për testet e COVID-19 blihen 2 dollarë dhe shiten 100 euro

Frikë nga provokimi me dron ndaj Crvena Zvezdës, Tirana sinjalizon Policinë e Shtetit

Frikë nga provokimi me dron ndaj Crvena Zvezdës, Tirana sinjalizon Policinë e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com