Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rëndësi: Çfarë do të ndodhë me qytetarët e BE-së në Britaninë e Madhe? Do të ketë në Irlandë kontrolle kufitare? Boris Johnson kërkon ndryshime në Berlin e Paris.

Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandës) apo mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (e pamendueshme për Londrën) – kjo është një nga çështjet e mëdha të hapura, të cilat kryeministrja e mëparshme, Theresa May donte t’i rregullonte përmes një marrëveshjeje të negociuar me BE. Një tjetër ujdi prekte lirinë e lëvizjes së qytetarëve të BE: statusin e atyre që jetojnë prej një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe si edhe lirinë e lëvizjes.

Kryeministri i ri, Boris Johnon nuk e do marrëveshjen që negocioi Theresa May. Ai kërkon rinegociim të saj para takimit me Merkelin në Berlin dhe presidentin Macron në Paris këtë javë dhe përdor presionin. Ka kohë që ai ka bërë të qartë, se ai as që mendon t’i përmbushë detyrimet financiare të vendit të tij kundrejt BE, nëse BE nuk ndërron qëndrim. Edhe për qytetarët e BE mund të bëhet e vështirë nga fundi i tetorit hyrja në Britaninë e Madhe.

Sistem pikësh për qytetarët e BE

Qeveria në Londër ka bërë të ditur, se në rast të një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor, ajo do t’i japë fund menjëherë lirisë së lëvizjes për qytetarët e rinj nga BE. Të drejtat e qytetarëve të BE që jetojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk preken nga rregulloret e reja. Ende po punohet për detajet e kritereve të reja të udhëtimit, tha një zëdhënëse në Londër. “Ne për shembull do të praktikojmë menjëherë rregulla strikte kundër kriminalitetit, për njerëzit që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe”. “Qytetarët e BE që duan të jetojnë në vend do të zgjidhen në bazë të një sistemi pikësh sipas modelit australian.”

BE është e përgatitur për Brexitin pa marrëveshje

Se si do t’i dallojnë në të ardhmen policët kufitarë qytetarët e BE me të drejtë qëndrimi nga ato ohne leje qëndrimi mbetet e paqartë. Në Britaninë e Madhe nuk ka detyrim regjistrimi. Deri më tani janë të regjistruar afër 1 milionë nga 3,5 milionë qytetarë nga BE. Afati për këtë mbyllet në fund të vitit 2020. Ky afat nuk ka për të ndryshuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Iniciativa “3 milionët” që angazhohet për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe kritikoi, se mund të ketë vështirësi për qytetarët e BE që nuk janë regjistruar në rast të një Brexiti pa marrëveshje.

Marrëveshja e negociuar mes BE dhe Britanisë së Madhe u refuzua tre herë nga parlamenti britanik. Nëse nuk do të ketë ujdi deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa marrëveshje. BE e sheh veten të përgatitur për një dalje “no deal”, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE. Sigurisht që një dalje pa marrëveshje e Britanisë së Madhe “do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset”, por kjo do të prekë më shumë Britaninë e Madhe se 27 vendet e tjera të BE.

Johnson kërkon të heqë Backstop-in

Edhe për një temë tjetër, kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut ka bërë propozime të reja Boris Johnson. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, kryeministri britanik kërkon sërish ndryshime të marrëveshjes. Qëllimi duhet të jetë heqja e rregullores së Backstop-it mjaft e diskutuar. Ndryshimet e marrëveshjes do të pengojnë një dalje të pakontrolluar të Britanisë së Madhe nga BE. “Shpresoj shumë që ne do të ndahemi me një ‘deal'”, shkruan Johnson.

Backstop-i parashikon, që Britania e Madhe të jetë pjesë e unionit doganor me BE, për sa kohë që është gjetur një zgjidhje tjetër, që i shfuqizon kontrollet. Për Irlandën e Veriut përveç kësaj do të ketë pjesërisht rregullore të tregut të brendshëm të BE. Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit mes konservatorëve mendojnë se Backstop-i do ta lidhë për një kohë të pacaktuar Britaninë e Madhe me BE. Një politikë e pavarur tregtare do të ishte kështu e pamundur.

Johnson kërkon heqjen Backstop-it. Në vend të kësaj, të dyja palët duhet të angazhohen ligjërisht që të mos ketë më kontrolle kufitare mes të dyja pjesëve të Irlandës. Deri në fund të periudhës kalimtare duhet të gjenden “ujdi alternative”, që e bëjnë të parëndësishëm Backstop-in dhe janë pjesë e një marrëveshje të mëvonshme tregtare. Për rastin, nëse kjo nuk mjafton, Johnson thotë se do të mbetej “konstruktiv dhe fleksibël për të parë, se cilat detyrime do të ndihmonin”, por nuk jep hollësi.

BE i ka refuzuar deri më tani bisedimet e reja për marrëveshjen. Ajo këmbëngul tek Backstop-i, për të përjashtuar mundësinë, që pas Brexit të vendosen kontrolle doganore mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, edhe për shkak të ruajtjes së paqes e mos shpërthimit të konfliktit mes protestantëve  katolikëve në Irlandën e Veriut. Të pasqaruara janë edhe të drejtat e peshkimit për peshkatarët e BE në ujërat britanike. Brukseli pret në rast një daljeje pa marrëveshje radhë të gjata e pritje me orë në kufirin britanik për shoferët e kamionëve. /DW

 

Tags: Berlinboris johnsonParis

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin më 30 qershor pa opozitën!

Video/Berisha del blof, stërvitjen e avionëve grekë e quan transport droge Durrës-Bari

Detajet/ Drejtësia ‘fali’ Mihal Kokëdhimën, vodhi energjinë e ndërtoi pa leje (dokumentet)

Detajet/ Drejtësia 'fali' Mihal Kokëdhimën, vodhi energjinë e ndërtoi pa leje (dokumentet)

E bujshme nga Italia, Ikardi drejt Milanit

E bujshme nga Italia, Ikardi drejt Milanit







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com