Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Po flet me gjuhën e Ramës”, ish-deputeti këshillon Rudina Hajdarin: Po bie në lojën e Ruçit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rudina Hajdari tregon pse nuk e djeg mandatin: Dua të sjell një model të ri demokratik

Rudina Hajdari në seancën parlamentare të së enjtes u zgjodh kryetare e grupit të deputetëve demokratë në Kuvend, ndërsa theksoi se ata nuk i bojkotojnë zgjedhjet. Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi këshillon Hajdarin, e cila nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit.

Boçi është shprehur se deputetja është duke folur me gjuhën e Ramës ndhe se po bie në lojën e Ruçit dhe për këtë demokravëve u dhemb mendja e zemra.

“Mos e humb këtë shans Rudinë. Idealizmin e vërtetë e gjen vetëm tek Partia Demokratike. Demokratëve u dhemb mendja e zemra, tek të dëgjojnë të flasësh me gjuhën e Ramës e të shohin të biesh në lojën e Ruçit.”, shkruan Boçi.

Komenti i plotë:

Rudinë, idealizmin e vërtetë e lejon dhe PD-ja….

…Madje mos harro! Ajo është partia e idealeve të dhjetorit, siç përdoret shpesh në slogane. E atyre idealeve dhe vlerave që i promovuan dhe i përkrahën themeluesit e saj.

Në histori dhe sot, gjithmonë ajo ka ecur e ecën me ritmin e tyre. Ndalesat, hijëzimet apo ngadalësimet kanë qenë të rastësishme, të diktuara nga lufta e paprinciptë e kundërshtarit, ose nga kthesat e papritura të individëve që herët a vonë, janë kthyer përsëri brenda saj.

Pjesë e kësaj historie është dhe mbiemri që mban. Është e tepërt të shkruaj unë se ç’përfaqëson Azem Hajdari në këtë histori e ndoshta nuk më takon.

Por nuk mund të rri pa kujtuar se ç’poshtërsish shpiknin e shkruanin në fillimdemokracinë tonë për Azemin, disa nga ato që sot të duartrokasin nxehtë në sallë e të miklojnë ëmbël, në gazetat e shëmtuara të tyre.

Sikurse nuk më harrohen kundërshtitë, hakërrimet, përbetimet për ta mos lejuar ngritjen e bustit të tij, të atyre që sot të lëvdojnë pa hesap e të yshtin me nënqeshje për hir të interesit të vet.

Nuk është intimidim politik kjo që po them. As dëshirë për këshilla. Akoma nuk jam në ketë stad. Është vetë e vërteta.

Historia që ti mbart dhe formimi që ti ke, nuk duhen të ndahen nga njëra-tjetra, sepse veç e veç ato nuk kanë forcë. Shtrati i bashkimit të tyre është shtrati idealist i PD-së.

Të jesh e bindur!

Sepse të mbetesh pjesë e saj, do të thotë të mbartësh ato ideale, të cilat nuk janë kapitale që mund të transferohen personalisht jashtë saj.

Rudinë opozitarizmi ndaj së keqes, ndaj padrejtësisë dhe antivlerave ka qenë dhe mbetet ADN-ja e saj.

Edhe djegia e mandateve është akt idealizmi i saj, jo heroizmi. Dhe zgjedhjet e lira e refuzimi i zgjedhjeve fasadë, janë idealizëm i pastër dhe jo arrivizëm politik.

Opozita e opozitarizmi nuk janë as të rinj dhe as të vjetër Rudinë. Opozitarizmi është diçka e përjetshme. Opozitën askush nuk mund ta krijojë kur do, as mund ta sajojë kur ia kërkojnë dhe as mund ta zëvendësojë kur t’i shkrepet. Por vetëm mund ta zgjedhë ta bëjë me sakrificë e vullnet, ose jo duke i bërë bisht me lojra fjalësh e përfaqēsimi.

Opozitë nuk është të shprehësh dëshirat e Ramës në formë opozitare. As të japë kohë Ruçi, kur i pëlqejnë thirrjet profane ne podin e parlamentit. Ky është oportunizëm jo opozitarizëm.

Opozitë je kur je me njerëzit në betejën e tyre, në interesin e tyre, në shërbim të vlerave e vendit.

Opozitë je kur merr vendime të qeta por të forta, kur parashtron vizione e alternativa politike në unison me formacionin politik që mbolli shpresën e lirinë në këtë vend.

Demokratëve u dhemb mendja e zemra, tek të dëgjojnë të flasësh me gjuhën e Ramës e të shohin të biesh në lojën e Ruçit.

Sot ata heshtin megjithëse nuk pranojnë përfaqësimin e prentenduar. Heshtin, sepse shohin tek ty ende vajzën plangprishëse që një ditë do të trokasë përsëri në portën nga ku doli pa dëshirë. Mos e humb këtë shans Rudinë. Idealizmin e vërtetë e gjen vetëm tek Partia Demokratike.

Tags: fletgjuhënish deputetikëshillonlojënRamësRuçitRudina Hajdarin!

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Detajet/Grabitet ndërmarrja në Berat

Vetëplagoset me armë një person në Tiranë

Vasili nuk përmbahet ndaj Ramës: Nuk është vetëm i sëmurë, por edhe …

“Gazetarët janë kërcënuar me vdekje”, Vasili: Rama mashtruesi më i madh që ka njohur vendi

Merr fund pritja, Rama: Brenda muajit shpërndahet karta e studentit

Merr fund pritja, Rama: Brenda muajit shpërndahet karta e studentit







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com