Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Po fëmijët pse i vrave?”. Ritvan Zykaj shfaqet në gjyq me sy të nxirë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Po fëmijët pse i vrave?”. Ritvan Zykaj shfaqet në gjyq me sy të nxirë

Gjykata e Vlorës dha vendimin ‘arrest me burg’ për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykajn. Masa e sigurisë është dhënë pas më shumë se 2 orësh, pasi nuk po gjendej një avokat. Më shumë se 15 avokatë e refuzuan ta mbronin atë, por me ndërmjetësinë e kreut të gjykatës, u caktua avokati kryesisht, Renato Mehmetaj. Në fund gjykata e la në burg, deri në përfundim të hetimeve.

https://tiranatoday.com/masakra-gjykata-le-ne-burg-autorin-24-vjecar/

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. 24-vjeçari nuk shfaqi pendesë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Sot, në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur. Po kështu gazetarët e kanë pyetur monstrën e fshatit Resulaj, se përse e kreu krimin, përse vrau fëmijët, por 24-vjeçari nuk ka pranuar të flasë, ka qëndruar në heshtje duke i parë.

Me duart e lidhura para, i veshur me bluzë të bardhë, 24-vjeçari në heshtje nuk i ka ndarë sytë nga objektivi i kamerave që vijonin ta filmonin, pa thënë asnjë fjalë, as kur gazetarët e pyetën: Pse i vrave?

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75-vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72-vjeçe, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42-vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17-vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6-vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Ritvan Zykaj akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave”, si edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në Prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do t’ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”.

https://tiranatoday.com/24-vjecari-e-kishte-paralajmeruar-tragjedine-e-selenices-do-tju-beje-hatane/

Gjatë mbërritjes së 24-vjeçarit në gjykatë, pjesëtarë të familjes Hoxhallari, një tjetër krim i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku nusja vrau bashkëshortin e vjehrrën, kanë kërkuar dënim me vdekje për kriminelët, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Tags: gjykatëvlorevrasje

TË LIDHURA

A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust
Aktualitet

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

14:19 | 12/02/2026
Next Post
Video/Gazetarët i bëjnë “gjyqin” Ritvan Zykajt: Pse i vrave fëmijët? Fol, atje u tregove trim i madh

Video/Gazetarët i bëjnë "gjyqin" Ritvan Zykajt: Pse i vrave fëmijët? Fol, atje u tregove trim i madh

E çojnë me urgjencë në spital, 50-vjeçari hidhet nga kati i tretë

E çojnë me urgjencë në spital, 50-vjeçari hidhet nga kati i tretë

Vit i mbarë për prodhuesit e duhanit

Vit i mbarë për prodhuesit e duhanit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

by mirseda
14:30 | 12/02/2026
0

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet...

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

14:19 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

14:19 | 12/02/2026
Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com