Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Po falimentojnë dhe bizneset e preferuara të shqiptarëve… bar-kafenetë

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Po falimentojnë dhe bizneset e preferuara të shqiptarëve… bar-kafenetë

Megjithatë, Shqipëria mbetet e para në botë për numrin e lartë të bar-kafeve në raport me popullsinë…

Nëse e gjithë popullsia ulet njëkohësisht në bar-kafetë dhe restorantet që ndodhen në gjithë vendin, ato mund të akomodojnë gati 660 mijë persona, ose një të katërtën e popullsisë. Jo më kot, Shqipëria rezulton një nga vendet që ka numrin më të lartë të bar kafeneve në botë për sa i përket numrit të popullsisë, duke u krahasuar me Spanjën.

Por edhe ky biznes duket se po shkon drejt maturimit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se për herë të parë në 2017-n, numri i bar-kafeneve ka ardhur në rënie. Në vend kishte gjithsej 14,217 bar-kafe, duke u ulur me 4%, ose në vlerë absolute kishte 602 bar-kafe më pak në vend. Kjo rënie shënohet për herë të parë që nga viti 2009, kur INSTAT raporton të dhënat. Në atë kohë në vend kishte vetëm rreth 8,600 bar-kafe, por numri i tyre u rrit me shpejtësi vit pas viti, duke arritur rekordin në 2016-n, me 14,820 të tilla, për të rënë vitin e mëpasshëm.

Në të kundërt, restorantet kanë rezistuar. Numri i tyre vijoi rritjen në 2017-n, duke arritur në 4,097, ose 131 më shumë, pas tkurrjes që kishte shënuar vitin e mëparshëm.

Në total, numri i vendeve në bare e restorante ra me 10% në 2017-n, në raport me vitin e mëparshëm.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Nga rreth 107 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17% të tyre. Ndërsa “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kishte rreth 54 mijë të punësuar në 2017-n, ose rreth 13% të totalit, duke qenë sektori i tretë më i madh punësues, pas tregtisë me pakicë dhe shërbimeve.

Por tashmë të hapësh një bar-kafe duhet të mendohesh mirë. Konkurrenca është shtuar dhe nga linjat e bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës, duke tërhequr klientëlën nga lokalet tradicionale të lagjeve.

Rekord në botë për kafenetë në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 640 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 156 banorë. Në krahasim me 2016-n ka një rënie të lehtë të treguesit, për shkak të mbylljes së 600 bar-kafeneve.

Në vitin 2016, Shqipëria ia kali edhe Spanjës për këtë tregues, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj. http://www.worldcitiescultureforum.com/data/number-of-bars-per-100000-population/ Monitor

Tags: bar kafenebiznesetpo falimentojneshqiptarëve

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Next Post
Skena hot në klipin më të ri, Bebe Rexha: Më pëlqen sek*i, kujt i kërkoj falje

Skena hot në klipin më të ri, Bebe Rexha: Më pëlqen sek*i, kujt i kërkoj falje

Bleona Qerreti në Oscars, ja si dukej këngëtarja shqiptare

Bleona Qerreti në Oscars, ja si dukej këngëtarja shqiptare

Oscars/ Aktori i njohur shfaqet me fustan në tapetin e kuq

Oscars/ Aktori i njohur shfaqet me fustan në tapetin e kuq







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com