Vettingu tashmë ka dhënë rezultatet, ku gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar po largohen nga sistemi. Të gjithë ata që nuk janë në gjendje të provojnë legjitimitetin e pasurisë, integritetin e vendimmarrjeve në të shkuarën, nuk janë në gjendje të provojë aftësitë për të qëndruar në sistemin e ri të drejtësisë, nuk do jenë më pjesë e sistemit.
Për ata që tashmë janë jashtë sistemit të drejtësisë, por edhe për të tjerë gjykatës e prokurorë që do të kalojnë në sitën e Vettingut, Bujar Kapexhiu i risjell në fokus përmes një fotoje mjaft domethënëse. Bashkëngjitur fotos ai ka shkruar: “Në shoshën e drejtësisë”.
Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting), ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.
Hera-herës, ndërtimi i shtetit për ne shqiptarët duket ende i largët. Trafiku i drogës po jep provat çdo ditë, se tek ne lulëzon. Vettingun e kanë ngritur dhe po na e zbatojnë ndërkombëtarët. Të jetë për ne, i gradojmë peshkaqenët dhe fusim në burg cironkat!