Bërja publike e listave me emrat e kandidatëve për deputetë mund edhe të shkaktojë pakënaqësi për shkak të renditjes. I tillë është rasti i një prej figurave më të vjetër të Partisë Socialiste, Musa Ulqini.
Mësohet se Ulqini, i cili aktualisht është deputet në qarkun e Elbasanit, ka refuzuar kandidimin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kjo për arsyen se kryeministri Edi Rama e ka vendosur atë në një pozicion që për Ulqinin nuk shihet si i sigurtë.
Më herë gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama njoftoi edhe largimin nga listat për deputetë të Eglantina Gjermanit.
Gjatë ditëve të fundit, shumë figura të rëndësishme janë larguar nga PS, si Vasilika Hysi, Besnik Baraj, dhe Sadri Vorpsi.