Dritan Leli nuk pranon të japë dorëheqjen si kryetar bashkie i Vlorës për të kandiduar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mësohet se Leli ka refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama dhe dëshiron të qëndrojë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.
Sot në mesnatë skadon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, por duket se në Partinë Socialiste do të ketë surpriza.
Më herët gjatë ditës së sotme, deputeti Musa Ulqini refuzoi kandidimin pasi emri i tij ndodhej në një vend jo të sigurtë në listë.
Gjithashtu, Rama njoftoi sot largimin nga Partia Socialiste të Eglantina Gjermenit, e cila pason Vasilika Hysin, Besnik Barajn dhe Sadi Vorpsin.