Mbrëmja e djeshme në ‘Love Story’ dhuroi plot emocione por njëkohësisht edhe shumë të papritura. Saimiri eliminoi Silvanën nga ‘Love Story’, vajzës që i ka dhuruar edhe puthje dhe janë parë shumë të afruar bashkë. Ai ka surprizuar publikun kur e eliminuara e radhës ishte Silvana. Së fundmi dyshja u përfshinë në një debat. Saimiri e eliminoi, pasi sipas tij, ajo nuk tregohet vetvetja.
Nga ana tjetër, Silvana u shpreh mjaft e entuziasmuar që u largua. Pasi tha se Saimiri nuk i duron dot femrat me karakter të fortë, dhe kërkon që ata t’i përulen.
Po ashtu, Silvana deklaroi se Saimiri iu ka shkruar të gjithave vajzave për t’i ftuar në vilë. Deklarata e saj u mohua nga Princi Modern.
Debati me Silvanën
Silvana: Jam e shumë e lumtur që largohem sonte, sepse e kam menduar gjatë gjithë javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulen, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe”.
Saimiri: Duhet të bëhet njëherë grua me G të madhe, që të kërkosh një burrë me B të madhe…
Silvana: Unë jam shumë grua, kam shumë karakter të fortë, që t’i nuk e përballon dot. Ti nuk i ke përballuar këtu femrat me karakter të fortë.
Saimiri: Unë të falenderoj shumë që ishe këtu bashkë me motrën, dhe ju uroj çdo të mirë. mere më me sportivitet.
Silvana: Jam shumë sportive… nëse flet për respektin, ti nuk na ke respektuar.
Saimiri: Jam i sigurt që edhe ti do të gjesh dikë në jetën tënde.
Silvana: Ti nuk na ke respektuar, sepse i ke shkruajtur të gjitha gocave këtu edhe i ke ftuar në vijim, vetëm ti që nuk na ke respektuar Saimir. Uau. Tani unë e kam marrë vesh, edhe vajzat që janë jashtë, edhe ato që janë këtu.
Saimiri: Gjithë këto vajzat që duan të ikin, gjithmonë kanë një gjë në fund, pse nuk shprehen para.
Alketa: S’kemi patur ne asnjë mesazh vajzash në telefonin e Saimirit.
Silvana: Janë disa vajza këtu që u ke shkruajtur… Ti këtu je për show-n tënd! Ti do dalësh vetëm këtu, nuk do dalësh me asnjë vajzë nga këtu!
Saimir: Ti ke mendimin tënd…
Silvana: Ti u shkruan, do t’i ftosh në vilë, do të argëtohesh. Argëtohu dhe zgjidh femrën që…
Saimir: Më vjen mirë që kjo po tregon veten e vet d.m.th. Unë për këtë arsye edhe nuk i kam dhënë lule sot, sepse e dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr, fshihet diçka tjetër dhe faleminderit që po e tregon veten këtu.
Silvana: Çfarë fshihet? Ti më ke shkruar dhe më ke provokuar. Nuk e ke gjetur kurrë provokimin te unë.
Saimir: Ndoshta e ke gjetur te Roberti, por atë e di ti.
Silvana: Te Roberti që më mbështet nuk ka faj fare.
Alketa: Mund të të falenderoj në emrin e produksionit ty dhe motrën tënde? Keni qenë një hyrje mjaft interesante.
Silvana: U uroj vajzave shumë fat dhe shpresoj që të dalë me Saimirin kujt i shkruan më shumë.
Saimiri: Më duket pa logjikë fare kjo e folura tani. Faleminderit gjithsesi për opinionin tënd. Të uroj gjithë të mirat!
Silvana: Mua më bëhet shumë qejfi që nuk po dal këtu me një njeri si ti, të betohem. Jam shumë e lumtur!
Saimir: Po pse ke ndenjur deri sot këtu atëherë? Kjo tregon që unë kam patur të drejtë dhe ti ke ardhur për të bërë famë.