Një oficer policie, një qytetar dhe një kameraman i një televizioni kanë mbetur të plagosur nga protesta e opozitës. Grumbullimi i militantëve para Parlamentit është shoqëruar me dhunë dhe tension.
Situata ka degjeneruar në momentin që Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës janë afruar para hyrjes së Kuvendit.
Një grup i shkëputur militantësh të dhunshëm kanë qëlluar me kapsolla, gurë, flakadanë dhe sende te tjera të forta drejt policisë, e cila ishte në pjesën e brendshme të oborrit të Parlamentit.