Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Planifikoi sulm terrorist në Shqipëri, kush është Garda Revolucionare Iraniane

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Planifikoi sulm terrorist në Shqipëri, kush është Garda Revolucionare Iraniane

Policia e shtetit njoftoi pak ditë më parë, se parandaloi disa akte të rënda terroriste, që po përgatiteshin të kryheshin në Shqipëri nga disa operativë iranianë, kryesisht kundër Mojahedin-e Khalq, organizatës opozitare iraniane në mërgim, një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës janë vendosur në vendin tonë prej vitit 2012.

Operacionet do të koordinoheshin nga operativi i Forcave Kuds, agjenti Iranian i njohur me pseudonimin Peyman. Po kush janë Kuds? Ajo është një njësi e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), që ka si mision të zhvillojë luftëra jokonvencionale, dhe aktivitete të inteligjencës jashtë vendit.

Forcat Kuds komandohet nga gjenerali Kasëm Sulejmani. Kjo njësi mbështet aktualisht aktorë jo-shtetërorë në shumë vende, si Hezbollahun në Liban, Hamasin dhe Xhihadin Islamik në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor në Palestinë, grupimin etnik Huthi në Jemen, dhe militantët shiitë në Irak, Siri dhe Afganistan.

Nuk dihet me saktësi madhësia e Kuds, por ekspertët flasin për një trupë prej 10.000-20,000 anëtarësh. Kuds raportojnë direkt tek Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei. Kjo forcë u krijua gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 1980, si një njësi speciale brenda Gardës Revolucionare. Si gjatë ashtu edhe pas luftës, ajo siguroi mbështetje për kurdët që luftonin kundër Sadam Huseinit.

Në vitin 1982, një njësi Kuds u vendos në Liban, ku ndihmoi në themelimin e Hezbollahut, të cilin SHBA dhe vendet perëndimore, e klasifikojnë si një organizatë terroriste. Vitet e fundit, kjo njësi ndihmoi shumë rebelët talibanë kundër administratës së presidentit Hamid Karzai në Afgasnistan, të mbështetur nga NATO.

Ndërkohë ka pasur shumë raporte, se iranianët e kësaj njësie janë angazhuar përkrah myslimanëve boshnjakë në luftën kundër serbëve, gjatë luftërave në ish-Jugosllave. Në vitin 2014, Forca Kuds u vendosën në Irak, për të udhëhequr aksionet iraniane kundër ISIS-it.  Ndërkohë vetë Garda Revolucionare Islamike, është një degë e Forcave të Armatosura iraniane. Ajo u themelua pas revolucionit iranian më 22 prill 1979, me urdhër të vetë Ajatollah Ruhollah Khomeinit.

Sipas kushtetutës, ndërsa ushtria mbron kufijtë dhe ruan rendin e brendshëm, Garda Revolucionare (Pasdaran në gjuhën vendase), synon të mbrojë sistemin politik të republikës islamike të vendit. Vetë Rojet Revolucionare, thonë se roli i tyre në mbrojtjen e sistemit islamik, është parandalimi i ndërhyrjes së huaj, grushtet e shtetit nga ushtria apo “lëvizjet devijuese”. Garda ka një personal prej 125.000 trupash, përfshirë forcat tokësore, ajrore dhe detare. Forcat e saj detare, merren me kontrollin e ujërave territoriale në Gjirit Persik. Garda kontrollon ndërkohë edhe milicinë paramilitare Basij, që ka një personal prej rreth 90.000 njerëzish.

Por përtej misionit ushtarak, Garda Revolucionare ka marrë një rol më të madh në gati çdo aspekt të shoqërisë iraniane. Ajo është angazhuar në shtypjen e përgjakshme të protestave qytetare, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009.

Kreu i Gardës Revolucionare, është që nga ky vit Hosein Salami. Garda cilësohet si një organizatë terroriste nga qeveritë e Bahreinit, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara. Garda ka përveç Kuds, edhe një njësi të quajtur Forca Speciale e Marinës Sepah (SNSF).

Ndërkohë Trupat Ansar-ul-Mehdi (Pasuesit e Imam Mahdi), janë kryesisht përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe parlamentit.

Si një grupim elitar, anëtarët e Gardës Revolucionare, kanë një ndikim në botën politike të Iranit. Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad iu bashkua Gardës në vitin 1985. Pjesa më e madhe e kabinetit të tij përbëhej nga veteranë të IRGC. Shumë pjesëtarë apo ish-pjesëtarë, janë emëruar ambasadorë, kryetarë bashkie dhe guvernatorë rajonalë.

Për pasojë, Garda Revolucionare ka një perandori biznesi miliarda dollarësh, që shtrihet gati në gjithë sektorët ekonomikë.  E përditshmja amerikane “Los Angeles Times”, vlerëson se Garda Revolucionare ka lidhje me mbi 100 kompani në vend, dhe të ardhurat e saj vjetore janë mbi 12 miliardë dollarë.

IRGC ka gjithashtu ndikim mbi fondacione të shumta bamirëse joqeveritare, dhe që kontrollohen nga klerikët kryesorë në vend. Që nga 15 prilli i këtij 2019, Shtetet e Bashkuara e kanë klasifikuar IRGC si një organizatë terroriste. Pavarësisht shumë kritikave që ka marrë për shkak të mbështetjes së grupimeve terroriste, vetë IRGC nuk është shpallur asnjëherë si një organizatë terroriste nga Kombet e Bashkuara. Edhe pse Këshilli i Sigurimit i ngriu disa vite më parë asetet e saj jashtë vendit, vendimi u shfuqizua në vitin 2016./ TIRANA TODAY

Tags: Garda Revolucionare IranianePlanifikoishqiperisulme terroriste

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
“Shengeni Ballkanik”, një zgjatim Eurasian i Putinit

“Shengeni Ballkanik”, një zgjatim Eurasian i Putinit

“Jeni turq, vrasës”, gazetarët nuk lejohen të filmojnë ceremoninë e Kacifas

“Jeni turq, vrasës”, gazetarët nuk lejohen të filmojnë ceremoninë e Kacifas

Shkencëtarët: Teknologjia solare mund të vrasë qelizat e kancerit

Shkencëtarët: Teknologjia solare mund të vrasë qelizat e kancerit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com