Prokuroria ka vënë nën hetim Marsida Qatjan, e cila akuzohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge. Ndaj saj Prokuroria ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, ndërsa gjykata ende s’ka marrë një vendim. Pas mesazhit që ajo publikoi në rrjetet sociale, mësohet se i është sekuestruar edhe pasaporta.
“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazhin që ka publikuar Marsida, në rrjetet sociale.
Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani, ndaj dhe ka marrë masë sigurie, duke i sekuestruar pasaportën.
Në shtëpinë e saj ndodhi vrasja e Dritan Haxhollit, krim për të cilin po akuzohet polici Bledar Toçi, i cili ndodhet i plagosur në spital.
Nxori SMS-të e dashurisë, Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Marsida Qatjan