Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, ku mbeti i plagosur një person. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Duke iu referuar njoftimit të policisë, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ditën e djeshme, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.