Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Pezullimi i kreut të OFL, Alibeaj: Vettingu në polici falsitet, krimi qeveris vendin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
Pezullimi i kreut të OFL, Alibeaj: Vettingu në polici falsitet, krimi qeveris vendin

Partia Demokratike ka reaguar për pezullimin nga detyra të drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, pasi rezultonte nën hetim për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor.

Përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, PD thekson se ky rast tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

Alibeaj tha se Artan Shkëmbi është si kryeministri Edi Rama i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa shton se kjo qeveri nuk e lufton krimin, por bashkëqeveris me të.

Ish-deputeti beson se më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris. Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën show me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.

Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.

Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.

5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku. Në të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit. Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara. Bashkëqeverisjes së tij me krimin i është vënë viza. Më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit.

 

Tags: Artan ShkembiEnkelejd AlibeajoflpoliciVETTINGU

TË LIDHURA

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital
Aktualitet

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje
Aktualitet

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Next Post
Debati për draftet/ Shkëlqim Hajdari: Po bëhet një Reformë Zgjedhore minimale

Debati për draftet/ Shkëlqim Hajdari: Po bëhet një Reformë Zgjedhore minimale

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Akademiku Fuga: Lidershipët politikë nuk i duan listat e hapura, kanë tmerr

Shkenctarët zbulojnë “trupa ujorë” në planetin Mars

Shkenctarët zbulojnë “trupa ujorë” në planetin Mars







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital
Aktualitet

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

by mirseda
10:10 | 15/04/2026
0

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi mëngjesin e sotëm në QSUNT personat e lënduar nga zjarri i pasdites së...

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

08:44 | 15/04/2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com