Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim lidhur me përplasjen e disa personave me policinë në Elbasan.
Berisha ka publikuar një mesazh, ku shkruan se e ka dërguar një oficer policie, me anë të së cilit hidhen dyshime se Suel Çela, i cili po kërkohet nga policia, është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit.
POSTIMI I BERISHËS:
Çunat e krimit kane derguar jashte vendit vrasesin Suel Çela!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Pershendetje doktor jam oficer policie,nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi
Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS”