Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përplasje mes Ramës e Metës, Presidenti ul tonet. Ja për çfarë bëhet fjalë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
VIDEO/“S’më tremb as Perëndia”, Rama i përgjigjet shantazhit të Metës

Update/Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi,  ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga ministria e Drejtësisë Etilda Gjonal, lidhur me vendimin e një dite më parë. I pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se :

  “Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.

 Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.

 KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë.

  Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.

-Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.

  Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Ministrja e drejtësisë sulmon organin që drejton Ilir Meta: Po mbron të korruptuarit!

 

Një ministre e qeverisë ka sulmuar fuqishëm institucionin që drejton Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përkatësisht Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj, ka sulmuar KLD-në, duke e cilësuar si një organ që po pengon reformën në drejtësi.

 “Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë  mbajti mbledhjen e radhës  ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë. 

85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme”, tha ajo.

 “E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë! 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik.

Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli!

 Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen”, tha ministrja.

Mblidhet KLD/Pritet duel për largimin e 4 gjyqtarëve, ja kush janë të akuzuarit

Presidenti i Republikës Ilir Meta  ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili merr vendime të rëndësishme.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin  e katër gjyqtarëve. Ata janë Ahmet Jangulli, Ergys Selmani, Ken Dhima dhe Petraq Curri.

Gjyqtari i Durrësit Petraq Curri ka shkelur ligjin sipas Ministrisë së Drejtësisë duke liruar Alket Hatinë, i njohur si “Zoti” i drogës.

Shkarkimi i gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani kërkohet me arsyetimin se vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Rukaj që u vra më pas nga bashkëshorti i saj Ferdinand Rukaj. Shkelje në kryerjen e detyrës janë konstatuar nga ministri e drejtësisë edhe për gjyqtarin e gjykatës administrative Shkodër Ahmet Jangulli dhe gjyqtari administrative të Vlorës Ken Dhima. 

KLD është organi kryesor qeverisës i drejtësisë, e cila është tronditur nga skadimi i organeve të saj kryesore, si dhe nga mos ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLD, me kërkesë të ministrisë së Drejtësisë do të vendosë për fatin e katër gjyqtarëve. Ministrja Etilda Gjoni kërkon shkarkimin e tyre por vendimi duhet të merret me shumicë vote.

Pritet që të ketë debat të ashpër mes anëtarëve gjyqtarë dhe Ministrës së Drejtësisë. Kjo panoramë ka ndodhur edhe në mbledhjen e fundit.

Kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë liroi Alket Hatinë, i konsideruar baroni i drogës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar.

Duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani.

Ai vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Dhe gjyqtarin administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani.

Kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018. Ndërsa kërkesë për dorëheqje mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare, Brunilda Kasmi. TIRANA TODAY

Tags: 4 gjyqtarëveakuzuaritdueljanëKLDkushlargiminmblidhetpritet

TË LIDHURA

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Next Post
Mangësia e vitaminës B12, gabimi i rëndë që po bëni në gatim

Mangësia e vitaminës B12, gabimi i rëndë që po bëni në gatim

Grabitet posta sekrete e Prokurorisë, vidhen dokumente të rëndësishme

Grabitet posta sekrete e Prokurorisë, vidhen dokumente të rëndësishme

Këshilla! Si të mbrohemi nga rrezet e diellit

Këshilla! Si të mbrohemi nga rrezet e diellit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com