Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përplasje e fortë mes Yuri Kim dhe grupimit antiamerikan të “Foltores”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përplasje e fortë mes Yuri Kim dhe grupimit antiamerikan të “Foltores”

Dje është thelluar edhe më shumë “lufta” mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe grupimit antiamerikan të “Foltores” të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e quan të kryer faktin se ka marrë në dorë Partinë Demokratike. Duket se të njëjtën qëndrim nuk mban SHBA-ja, të cilat dje i kanë dhënë Berishës një “goditje” të fortë.

SHBA konfirmon Alibeajn si pasardhës të Bashës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, një ditë më parë u takua me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Këtë të fundit e ka cilësuar si kryetari në detyrë i PD, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike. Në një postim në “Twitter”, vetëm pak minuta pas takimit, diplomatja amerikane ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria duhet të shohin para e jo mbrapa, duke thumbuar Berishën, të cilin e ka etiketuar si të shkuar.

“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim pas takimit me Alibeajn.

Yuri Kim: Të refuzojmë gjuhën e urrejtjes

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është takuar dje edhe me disa të rinj në Tiranë gjatë një konferencë, për promovimin e një shkolle si qendër komunitare. Diplomatja amerikane theksoi se në internet apo dhe në mesazhet që ndonjëherë përcjellë politika, lexohet gjuha e urrejtjes. Kim, duke ju drejtuar të rinjve u shpreh se ato duhet të refuzojnë që të mbajnë urrejtjen brenda vetes së tyre, pasi është e dëmshme, ndërsa shtoi se ato duhet të punojnë në ekip, nëse nuk mund që të ecin para të vetëm.

“Respektojeni veten, të tjerët! Respektoni jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por për shumë arsye. Qoftë nëse e lexojmë në internet dhe në politikë, dëgjojmë ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të pasur se ju apo vjen nga një pjesë tjetër e vendit, apo komb tjetër. Duke mbajtur urrejtje brenda vetes suaj, është e dëmshme për ju, do të shkatërronte vetëvlerësimin tuaj. Për këtë arsye refuzoni ata që urrejnë dhe ata që mbartin mesazhin e urrejtjes. Por edhe mbusheni me ambicie për veten, se jeni më të mirë se kaq”, ka deklaruar ambasadorja Kim.

Tags: AlibeajBerishaYuri Kim

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Drejtori i Arsimit në Durrës shpallet i pafajshëm, gjykata rrëzon akuzat
Aktualitet

Drejtori i Arsimit në Durrës shpallet i pafajshëm, gjykata rrëzon akuzat

19:33 | 21/01/2026
“Vendime të dhimbshme për parimet”/ Berisha: Pas 35 vitesh vijmë me ideale
Politikë

“Vendime të dhimbshme për parimet”/ Berisha: Pas 35 vitesh vijmë me ideale

19:24 | 21/01/2026
Next Post
Përfaqësuesit e Berishës kërkojnë që amerikanët të njohin vendimin e gjykatës

Përfaqësuesit e Berishës kërkojnë që amerikanët të njohin vendimin e gjykatës

Bllako, modeli i të riut që bëri karrierë në çdo stendë partie

Bllako, bashkëpunëtor i drejtësisë?

Google tracks location data even when users turn service off







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

by mirseda
19:55 | 21/01/2026
0

Një aksident i frikshem rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT....

Drejtori i Arsimit në Durrës shpallet i pafajshëm, gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Arsimit në Durrës shpallet i pafajshëm, gjykata rrëzon akuzat

19:33 | 21/01/2026
“Vendime të dhimbshme për parimet”/ Berisha: Pas 35 vitesh vijmë me ideale

“Vendime të dhimbshme për parimet”/ Berisha: Pas 35 vitesh vijmë me ideale

19:24 | 21/01/2026
Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin

Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin

18:58 | 21/01/2026
Nën forca të shtuara sigurie, Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Nën forca të shtuara sigurie, Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

18:55 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com