Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përplasje brenda Shtëpisë së Bardhë për këshilltarin shqiptar, ja ç’po ndodh

8 vjet ago
in Të Gjitha
Përplasje brenda Shtëpisë së Bardhë për këshilltarin shqiptar, ja ç’po ndodh

Ylli Bajraktari nuk do të jetë më në krye të stafit të Këshilltit të Sigurisë Kombëtare (NSC), në SHBA, sipas spekullimeve në median amerikane.

Shqiptaro-amerikani erdhi si refugjat lufte nga Kosova në SHBA dhe shënoi një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierë, bashkë me vëllain e tij Ylberin, në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.Për ta është shkruar edhe më parë në median amerikane.

Pozitën më të lartë, Ylli Bajraktari e pati gjatë mandatit të H.R. McMaster, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ylli u bë krahu i djathtë i gjeneralit që vendosi rregull dhe stabilitet në departamentin që koordinon punën e të gjitha agjensive të sigurisë, informacionit dhe mbrojtjes kombëtare në SHBA.

Mirëpo, ai po largohet tashmë që John Bolton zëvendësoi McMasterin në 9 prill. Sipas një shkrimi në “Vanity Fair”, Bolton kërkoi largimin e Michael Anton, zëdhënës i NSC-së dhe të Ylli Bajraktarit.

Sipas revistës së njohur, John Kelly, Shefi i Stafit të Presidentit Trump ia bllokoi Boltonit shkarkimet, duke i thënë se të dy janë kuadro shumë të mirë të administratës. Mirëpo, Bolton këmbënguli duke i thënë: “Presidenti më ka dhënë leje që të largoj këdo që mendon se nxjerr sekrete”.

Ylli Bajraktari ka qenë prej kohësh në shënjestër të trampistëve konspiracionistë që dyshojnë se ai është personi që i ka treguar medias se Trump e uroi për fitoren në zgjedhje Vladimir Putinin, pavarësisht se stafi i kishte lënë shënim me shkronja të mëdha mbi tavolinë: “Mos e uro!”

Konspiracionistët kanë qenë të obsesionuar me dy vëllezërit, për arsye se ata ndodheshin aty që nga periudha e Presidentit Obama dhe për shkak se vijnënga familje myslimane.

Veprimet e John Boltonit po ndiqen nga media edhe për të vlerësuar pozitën në administratë të Shefit të Stafit, John Kelly, i cili pasi disiplinoi Shtëpinë e Bardhë, thuhet se po e humbet përsëri autoritetin. Në mënyrë domethënëse, Presidenti Trump i tha Boltonit: “Ti punon për mua”, një sinjal sipas revistës që mund ta kontaktojë drejtpërdrejt, jo nëpërmjet Shefit të Stafit si është rregulli.

Këto shkrime në media sigurisht duhen marrë pak me skepticizëm. Nga një anë është e vërtetë se hajvanë rrjetin social Tuitër, që shohin kudo komplote, si Mike Cernovich, janë të fiksuar me vëllezërit Bajraktari. Po burime nga Shtëpia e Bardhë që nuk identifikohej i ka thënë gazetarit të “Vanity Fair”, Gabriel Sherman, se Anton dhe Bajraktari kishin bërë vetë plane që të largoheshin bashkë me McMaster.

Burimi gjithashty ka shtuar se askush në Shtëpinë e Bardhë nuk mendon se ata kanë nxjerrë sekrete për median.

“Thjesht, nuk është e vërtetë”.

Në fakt, me pak zgjuarsi trampistët duhej ta kishin përdorur ngjitjen në pozitë të vëllezërve Bajraktari, jo si diçka për t’u alarmuar po si një mjet për t’iu përgjigjur akuzave të liberalëve. Dmth jo vetëm që Trump nuk është anti-mysliman dhe njëpartiak po dy djem të talentuar nga Kosova i ka ngritur në poste shumë më të larta sesa ato që u ishin dhënë në Administratën Obama.

Për udhëtimin e jetës të Yllit dhe Ylberit është shkruar disa herë. Ata i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Kosovës, për shpëtimin e shqiptarëve nga një katastrofë humanitare dhe për mundësitë e mëdha që u janë dhënë në atdheun e tyre të ri.

Njerëz me këtë përkushtim i duhen Amerikës. Në fakt, karriera e tyre nuk mbaron me John Bolton. Ajo vetëm sa ka filluar. /illyriapress

Tags: BardhëBrendakëshilltarinNdodhperplasjeshqiptarshtëpisë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video/ Zuckerberg i zënë ngushtë, pyetja për hotelin desh i ‘mori’ frymën

Video/ Zuckerberg i zënë ngushtë, pyetja për hotelin desh i ‘mori’ frymën

“Rusi bëhu gati për raketat e zgjuara”, Putin i përgjigjet kërcënimit të Trump

“Rusi bëhu gati për raketat e zgjuara”, Putin i përgjigjet kërcënimit të Trump

Kush e fitoi betejën e parë? Putin më avionë, Trump me anije shkatërruese

Kush e fitoi betejën e parë? Putin më avionë, Trump me anije shkatërruese







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar
Politikë

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

by mirseda
11:46 | 03/11/2025
0

Një ditë përpara se të publikoje raportet e zgjerimit për shtetet kandidate për anëtarësimin në BE, komisionerja...

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

11:44 | 03/11/2025
Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

11:42 | 03/11/2025
SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

11:40 | 03/11/2025
Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:26 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com