Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Përplasja vijon, Meta: Ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përplasja vijon, Meta: Ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor

Presidenti Ilir Meta i quajti imagjinare zgjedhjet lokale 2019, që pritet të zhvillohen këtë të dielë, më 30 qershor. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ka fuqi juridike ndaj dekretit për shfuqizimin e kësaj date, tha Meta.

Në një konferencë urgjente për mediat të zhvilluar të martën në mëngjes (25.05.2019) presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha, se “ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”. Presidenti Meta zhvlerësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, institucionit më të lartë ligjor në Shqipëri për zgjedhjet duke e quajtur “një truk procedural, një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik”.

“Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte vlefshmërinë e dekretit të presidentit, sepse një tagër të tillë nuk ia lejon kushtetuta. Vendimi i marrë nuk mund të prodhojë një efekt juridik qoftë për dekretin qoftë për zgjedhjet. Vendimi i djeshëm është i orkestruar, i marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik”, tha Presidenti Meta. Ai vuri në dukje, se shfuqizimi i datës 30 qershor synoi të anulonte “një proces zgjedhor monist”, që ligjërisht nuk ekziston më në Republikën e Shqipërisë. Presidenti Meta tha se dekreti i tij “është në fuqi  dhe i detyrueshëm për të gjithë”. “Vetëm Gjykata Kushtetuese, vetëm ajo,  mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit  të Presidentit të Republikës”, theksoi Meta.

Zgjedhjet më 30 qershor – largojnë perspektivën europiane    

Presidenti Meta iu referua standarteve të BE për zgjedhjet dhe respektimit të të drejtave të njeriut si arsyet bazë për shfuqizimin e datës 30 qershor. „Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit, por jo vetëm kaq, por Shqipëria do të dënohej edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, siç ka ndodhur edhe me shumë vende të tjera. Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor pa opozitën, pa kandidatë alternativë, e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë”, tha Presidenti Meta.

President deri në përfundim të mandatit

Në një kohë kur është paralajmëruar votimi në seancën plenare të javës së ardhshme, më 4 korrik, për shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të kushtetutës, ai vetë deklaroi të martën se nuk do të japë dorëheqjen dhe do qëndrojë në postin e kryetarit të shtetit deri në pëfundim të mandatit. “Presidenca i përket Republikës, jo Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar, Ky është një vend që i takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022”, deklaroi Meta.

Ai nuk mohoi mundësinë  e shpërndarjes së Parlamentit aktual, ku opozita përfaqësohet nga ish-kandidatët për deputetë në listat e PD dhe LSI, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. “Presidenti do të bëjë ҫdo veprim me shumë qetësi, përgjegjshmëri dhe do t’i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj, ” deklaroi ai.

Thirrje maxhorancës: Tërhiqu nga paligjshmëria dhe shantazhi

Situata paradoksale po vazhdon në Shqipëri. Nga njëra anë maxhoranca socialiste dhe partitë opozitare parlamentare vijojnë fushatën për të zhvilluar zgjedhjet lokale këtë të dielë. Nga ana tjetër opozita jashtë parlametit dhe Presidenti Meta këmbëngulin që nuk do të ketë zgjedhje këtë të dielë. Në këtë situate  Meta i sjell në vëmendje maxhoranxës socialiste përballjen me ligjin. “Presidenti i bën thirrje maxhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asgjë dhe askush nuk do ta justifikojë  përballë ligjit. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës mbetet dialogu politik  dhe respektimi  i ligjit nga të gjithë”, tha Presidenti Meta

Ai e kushtëzoi kohën e ndërmarrjes së një nisme nga ana e tij  për të ulur palët në bisedime me “ditën kur maxhoranca socialiste do të tërhiqet nga paligjshmëria.” Meta deklaroi se do të mbetet President  deri në përfundim të mandatit të tij, në korrik 2022. /DW

 

Tags: Kolegji ZgjedhorMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Next Post
Hyri me rroba banje në mes të ndeshjes, modelja ruse së shpejti vjen në vendin tonë

Hyri me rroba banje në mes të ndeshjes, modelja ruse së shpejti vjen në vendin tonë

Krim në familje, burri vret gruan në Vlorë

Krim në familje, burri vret gruan në Vlorë

Soreca: SPAK të funksionojë sa më shpejt

Soreca: SPAK të funksionojë sa më shpejt

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt
Sport

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

by mirseda
22:30 | 24/06/2025
0

Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale...

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

21:49 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com