Shkon në katër numri i të arrestuarve për plagosjen e 4 personave me armë në zonën e Laprakës, në vitin 2017.
Pas arrestimit të vëllezërve, Arben dhe Astrit Seferi si dhe Viktor Gjergji, në pranga ka rënë edhe Xhevahir Markun.
Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrolleve policia gjeti dy pistoleta në çanta të cilat dyshohet se i përkasin Arben Seferit dhe Xhevahir Markut.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.