Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja e fortë ndër vite e politikës për legalizimin e kanabisit. Rama mes “dy zjarresh”

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përplasja e fortë ndër vite e politikës për legalizimin e kanabisit. Rama mes “dy zjarresh”

Debati për legalizimin e kanabisit mjekësor daton në kohë. Atë që kryeministri Rama e hodhi në tryezë si një mundësi që duhet rishqyrtuar, është propozuar më herët nga Koço Kokëdhima. Në atë periudhë pati edhe reagime brenda së majtës, duke ia kthyer me një gjuhë të prerë.

Kokëdhima u kthye në një personazh në atë kohë, për vetë propozimin që solli. Shumë zëra pati kundër. Ai nuk u ndal me kërkesën e tij, duke e justifikuar me faktin se janë 170 sëmundje që mund të trajtohen nga ilaçet me bazë kanabisin.

Për rrjedhojë, kjo është një mundësi që Shqipëria duhet ta shfrytëzojë. Nëse do kthehemi pas në atë periudhë, Kokëdhima ka dhënë një intervistë në emisionin “Opinion” në TV KLAN në vitin 2015. Propozimi i tij ishte që Shqipëria duhet, si në çdo vend të botës, t’iu japë liri qytetarëve të saj për të përdorur kanabisin, dhe të gjitha ilaçet që burojnë prej tij.

Sipas tij, ne si vend duhet të kishim legalizim të kanabisit farmaceutik, të kanabisit terapeutik, për trajtimin e 170 sëmundjeve, që sot trajtohen me efektivitet nga ilaçet me bazë kanabisin.

Keni kërkuar legalizimin e kanabisit. Përveçse një nisme të guximshme, është një nismë e kundërshtuar nga kryeministri i vendit, nga ministri i Brendshëm dhe nga një numër i madh deputetësh. Zoti Kokëdhima, ç’do të thotë të legalizojmë kanabisin, që të shohim të rinj të bërë “dru” nëpër cepat e rrugëve çdo mbrëmje?

“Fillimisht dua të bëj një sqarim, që çfarë unë flas për kanabisin dhe për ekonominë e tij nuk është në kundërshtim me gjithë atë “luftë” që ka bërë policia e shtetit dhe qeveria jonë për çrrënjosjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit në vitet e shkuara. Ekonomia që u zhvillua në Shqipëri, në të shkuarën ishte një ekonomi kriminale, sepse bëhej në kundërshti të plotë me ligjet e vendit. Prandaj nuk dua të ketë ndonjë keqkuptim, pasi qëndrimi im është shumë i qartë, kundër ekonomisë kriminale dhe aktivitetit kriminal në çdo fushë dhe specifikisht në atë të kultivimit dhe tregtimit të marijuanës”, tha ai në emisionin “Opinion”.

Por kjo kërkesë e tij nuk shkoi në vesh të shurdhër, pasi Ministri i Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri, hodhi poshtë publikisht propozimin e deputetit Kokëdhima për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve të policisë, Tahiri theksonte se nuk do të lejohej kultivimi i kanabisit në Shqipëri, dhe se çdo rrënjë e mbjellë do të shkulej.

“Ky do jetë viti i konsolidimeve të rezultateve tona kundër krimit të organizuar. Ne nuk do lejojmë kultivimin, do shkulim çdo rrënjë kanabis në çdo cep të Shqipërisë. Asnjë rrënjë në tokë dhe nën tokë nuk do lejohet të furnizojë tregun kriminal të drogës. Mbledhja e informacionit ka filluar, dhe një operacion i gjerë i policisë së shtetit do fillojë shumë shpejt”, ka thënë Tahiri.

Ndonëse u duke sikur kjo temë ishte lënë në harresë, Kokëdhima e riktheu sërish në fokus, dy vite më vonë. Por tashmë ai mbante një tjetër status, si kreu i partisë “ZGJIDHJA”. Kokëdhima shfrytëzoi sërish emisionet televizive, ndërsa i mëshoi fort faktit se legalizimi i kanabisit çrrënjos mafien. Ai foli ‘pa doreza’, duke treguar se çfarë po humbasim.

Kokëdhima u shpreh gjatë emisionit “Ekopolitikë” në “Ora News”, se legalizimi i kanabisit është zgjidhja për ta vënë industrinë në shërbim të popullit, dhe jo të mafies. Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk e ka legalizuar kanabisin farmaceutik.

“Propozimi im është shumë aktual. Qeveria jonë përfaqësoi mafien, dhe jo interesin e popullit. Çfarë ka Maqedonia më shumë se ne? E bënë kanabisin për vete dhe jo për popullin. Në botë janë të gjitha modelet. Sot që flasim bashkë, 29 shtete në Amerikë e kanë të liberalizuar kanabisin farmaceutik. Po të tregoj një shtet tjetër, Uruguai. Është një shtet 5 mln banorë, e ka bërë legalizimin e kanabisit në vitin 2002 dhe e ka çrrënjosur mafien e kanabisit. Marrim Evropën, s’ka asnjë vend që nuk e ka legal kanabisin farmaceutik. S’ka vend në Ballkan që s’e ka legal kanabisin farmaceutik”, tha Kokëdhima.

Kjo çështje që Rama e konsumoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin, i ka rrënjët më të thella. Kokëdhima ishte ndër deputetët që nuk u ndal asnjëherë, për të çuar deri në fund qëndrimin e tij të palëkundur. Vlen për tu theksuar se nuk ka qenë vetëm ai, por edhe shumë personazhe të tjerë të botës politike.

Ish-deputeti socialist, Vladimir Kosta, ka përkrahur idenë e Koço Kokëdhimës, për liberalizimin e kanabisit. Sipas tij, me këtë vendim, do të hapeshin vende të reja pune dhe do të shtoheshin të ardhurat.

“Ashtu siç mund të jenë shprehur edhe të tjerë, përfitimi kryesor në këtë proces është fusha e punësimit, fushë kjo aq e domosdoshme për nevojat e shtetit shqiptar, sidomos në pjesën rurale të vendit”, ka thënë Kosta për gazetën “Shekulli”.

“Nevojat për punësim i kanë bërë qytetarët shqiptarë që të merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë klandestine, duke provuar herë pas here edhe ndëshkimet ligjore. Ushtrimi i ligjshëm i këtij aktiviteti do sillte të mira materiale, për një numër të madh të familjeve shqiptare, por edhe për shtetin shqiptar në formën e tatimeve dhe taksave”, vijon më tej ai.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Ai iu bashkua qëndrimit të shprehur më herët për këtë çështje nga dy deputetët socialistë, Koço Kokëdhima dhe Vladimir Kosta, sipas të cilëve, kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore do t’i sillte përfitime financiare familjeve shqiptare dhe shtetit.

Në vitin 2015, deputeti i LSI-së në atë kohë, Përparim Spahiu ka mbështetur nismën, duke argumentuar se “lufta kundër kanabisit është shumë e vështirë edhe ekonomikisht, me kosto mjaft të lartë në krahasim me liberalizimin apo dekriminalizimin e tij”.

Sipas Spahiut: “përfitimet nuk do të ishin vetëm ekonomike”. Deputeti besonte se “si pasojë e ligjshmërisë së procesit, do të reduktohej edhe numri i personave të dënuar për kultivim të paligjshëm të kanabisit. Si rrjedhim do të reduktohej kostoja e mbajtjes në burg të të dënuarve”. Spahiu ka deklaruar gjithashtu se “ky proces nuk do të jetë i lehtë” ndaj dhe ka ngritur pyetjen nëse qeveria do të jetë apo jo e aftë të menaxhojë një proces të tillë”.

Por në atë periudhë, kërkesa e tij u kundërshtua hapur nga ish-ministri demokrat i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili është shprehur se “mirëqenie ai mund të sillte vetëm për ata që e zotërojnë një trafik të tillë. Çudirat e të majtës sonë nuk kanë kufi!”, shkruante Shehu në një mesazh në ‘FB’. “Një tjetër deputet socialist kërkon të ashtuquajturin liberalizim të ‘kanabisit mjekësor’! Kjo sipas tij do të sillte ‘parajsën dhe mirëqenien’ në Shqipëri! Në fakt, një ‘parajsë subjektive’ mund ta sillte, kur konsumon kanabis, çdo gjë mund ta perceptosh rozë ose mavi! Po më tej vjen veçse ‘ferri’ i drogës. Mirëqenie mund të sillte për ata që e zotërojnë një trafik të tillë. Për shoqërinë do të sillte veçse kriminalitet e degradim”, shkroi Shehu, në replikë ndaj qëndrimit të Vladimir Kostës.

Në këtë përplasje të fortë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, çfarë e shtyu Ramën që ta shikonte si një mundësi të artë atë të legalizimit të kanabisit?

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Zonë e Lirë”, se po shikon mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri Rama.

Se çfarë vendimi do të merret, këtë ende nuk e dimë. Faktori kohë do e tregojë!

TIRANA TODAY

Tags: legalizimi i kanabisitramashqiperi

TË LIDHURA

Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve

12:58 | 04/09/2025
Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik
Aktualitet

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik

12:56 | 04/09/2025
Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.
Aktualitet

Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.

12:37 | 04/09/2025
Next Post
Pandemia/Evropa po përpiqet të rigjejë shpirtin e solidaritetit me vendet më të goditura

Pandemia/Evropa po përpiqet të rigjejë shpirtin e solidaritetit me vendet më të goditura

Pandemia/ Rama publikon videon, tregon çfarë po ndodh në Shqipëri e botë

Pandemia/ Rama publikon videon, tregon çfarë po ndodh në Shqipëri e botë

Eksperti: Nëse SHBA nuk kontrollon koronavirusin, pasojat janë shkatërrimtare

Eksperti: Nëse SHBA nuk kontrollon koronavirusin, pasojat janë shkatërrimtare

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve

by mirseda
12:58 | 04/09/2025
0

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, ku do të vendosen piketat e...

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik

12:56 | 04/09/2025
Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.

Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.

12:37 | 04/09/2025
Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano

12:33 | 04/09/2025
Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

12:09 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com