Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përpjekje për një protestë kundër Perëndimit më 8 Dhjetor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përpjekje për një protestë kundër Perëndimit më 8 Dhjetor

Nga Mero Baze

29 vite pas 8 Dhjetorit, kur studentët u ngritën dhe ndryshuan historinë e vendit duke thirrur “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Ilir Meta i cili është në zemër të një konflikti me Bashkimin Europian, OSBE dhe SHBA, po tenton ta bëjë qesharake këtë datë, dhe ta kthejë në një tubim kundër Perëndimit.

Presidenti në largim, i cili ka javë të tëra që po polemizon me SHBA dhe kancelaritë e tjera Perëndimore, duke u tundur kartën e sovranitetit, po tenton të kthejë 8 Dhjetorin, nga një ditë qëndrese pro Perëndimit, në një ditë pendese kundër Perëndimit.

Njoftimi i tij i sotëm se, më 8 Dhjetor do të thërras shqiptarët në një tubim në Qytetin Studenti, është një përsëritje komike e 8 Dhjetorit 1990.

Më 8 Dhjetor 1990 studentët u ngritën për të thyer izolimin e Shqipërisë dhe “sovranititetin” e Komunizmit dhe për t’iu bashkuar Europës.

Më 8 Dhjetor 2019, Ilir Meta po kërkon të mbledhë një “çetë dumbabiste”, që të kërkojë ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë nga Europa dhe SHBA dhe luftë kundër tyre.

Beteja e tij e gjatë dhe e pashpresë me Perëndimin gjatë muajve të fundit dhe në fakt prej tre viteve të fundit, qyshkurse u miratua Reforma në Drejtësi, po tenton tani të institucionalizohet në një parti politike anti-Perëndimore, që për ironi të fatit po tenton të përdorë datën dhe simbolet e lëvizjes studentore më pro-Perëndimore në historinë e Shqipërisë.

Nuk është problemi pse Ilir Meta po tenton të mbledhë njerëz kundër Perëndimit në Shqipëri. Edhe pse qesharake, nuk është problem, as data dhe vendi që po keqpërdor.

Problemi është se pushteti i Ilir Metës dhe modeli i tij politik, janë një dëshpërim i madh për idealistët e 8 Dhjetorit, janë objektivi që ata nuk deshën ta arrinin, janë fundi ku ata nuk deshën ta shikojnë kurrë Shqipërinë.

Nëse studentët e Dhjetorit 1990 ndjehen në një mision të papërfunduar, ndjehen pikërisht për shkak të modelit të Ilir Metës në politikë, për shkak të një Shqipërie pa drejtësi dhe një drejtësie të korruptuar, për shkak të një qeverisje nepotike dhe klanore, për shkak të një Shqipërie të padrejtë, të ndarë dhe të keqqeverisur.

Ndaj 8 Dhjetori është një datë për ata që u ka vajtur në majë të hundës, mes të tjerash dhe nga Ilir Meta, dhe jo një date për “Rilindje” të Ilir Metës.

29 vite më pas, Ilir Meta po kërkon t’i mbyllë dyert e shtëpisë Europës dhe SHBA, po kërkon të mobilizojë shqiptarët kundër atyre që “ndërhynë në punët e brendshme të Shqipërisë”, në përpjekje për të testuar një forcë të re politike anti-Perëndimore në Shqipëri.

Udhë e mbarë i qoftë, por ata që më 8 Dhjetor bërtitën sa kishin fuqi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nuk kanë fuqi dhe as ndonjë pikë dëshire tani të bërtasin tani, “E duam Europën, si Ilir Meta”. Se siç ka thënë dhe Marksi, të cilit Ilir Meta i beson, “historia në fillim është tragjike, por përsëritja e saj është komike…!”

Tags: dhjetorPerendimiperpjekjeproteste

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Forcimi i lekut ndjek zgjatjen e sezonit turistik

Forcimi i lekut ndjek zgjatjen e sezonit turistik

Shifrat alarmante, 1/8 e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është larguar

Shifrat alarmante, 1/8 e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është larguar

Na hëngri goja!

Tifozët nuk hanë fara luledielli në stadiumin e ri







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com