Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përpara inaugurimit të Biden, Koreja e Veriut nuk jep shenja testesh me raketa

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Përpara inaugurimit të Biden, Koreja e Veriut nuk jep shenja testesh me raketa

Sipas gjeneralit kryesor amerikan në Korenë e Jugut, Koreja e Veriut nuk duket se po përgatit ndonjë provokacion madhor në prag të fillimit të administratës së Presidentit të zgjedhur Joe Biden, ndërsa ekzistojnë shqetësimet se Pheniani mund të zhvillojë një provë me raketa apo me armë të tjera.

“Nuk shikojmë ndonjë tregues se do të ketë një provokim madhor, por kjo është situata deri më sot. Mund të ndryshojë javën e ardhshme”, u shpreh në një forum online të martën Gjenerali Robert Abrams, komandant i forcave amerikane në Kore.

Koreja e Veriut shpesh ka planifikuar prova si me raketa balistike apo armë bërthamore, afër zgjedhjeve presidenciale amerikane, në përpjekje për të demonstruar aftësitë e saj ushtarake dhe ndoshta për të siguruar avantazh në negociatat e ardhshme me Uashingtonin.

Por, që nga fitorja e zotit Biden, Koreja e Veriut ka qëndruar e heshtur. Pheniani është fokusuar tek ekonomia e goditur nga mbylljet e kufirit për shkak të koronavirusit, nga sanksionet ndërkombëtare dhe së fundmi përmbytjet e mëdha.

Në muajin tetor, Koreja e Veriut shfrytëzoi një paradë ushtarake për të paraqitur një raketë të re të madhe ndërkontinentale, e cila duket se është projektuar për të mposhtur sistemet mbrojtëse amerikane. Disa analistë nuk besojnë që Pheniani ta testojë këtë lloj rakete gjatë muajve në vazhdim.

Gjenerali Abrams tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër Korenë e Veriut gjatë Kongresit të saj të Tetë të Partisë, një takim i rëndësishëm politik që mund të japë shenja për politikën e jashtme dhe të brendshme të Phenianit.

“Të gjithë po presim të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Ka mundësi që të ketë njoftime të ndryshme për politikat”, tha Gjenerali Abrams gjatë forumit të organizuar nga Instituti për Studime Koreano-Amerikane (ICAS).

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendi aleat, Koreja e Jugut, kanë një “diapazon shumë të madh të mbushur me shumë shigjeta të ndryshme” me të cilat mund të përgjigjen, por paralajmëroi se nuk ka një përgjigje të vetme për provokimet e Koresë së Veriut.

“Jemi shumë më të rafinuar se kaq. Merremi me secilën situatë veçmas dhe pa zhurmë, me një nivel analize dhe reagimi të duhur. Ndonjëherë përgjigja më e mirë është të mos bësh asgjë”, tha ai.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha një vit më parë se ai nuk ndihet më i shtrënguar nga pauza e vetë-imponuar ndaj testimeve të raketave bërthamore dhe me rreze të gjatë, duke ngritur shqetësime për një rikthim të tensioneve të mëdha në gadishullin korean.

Por që nga ajo kohë, Veriu ka kryer vetëm testime të rastit të raketave me rreze të shkurtër. Megjithëse shumë prej testimeve shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidenti amerikan Donald Trump e ka minimizuar rëndësinë e tyre.

Kim Jong Uni dhe Presidenti Trump u takuan tre herë, ndër të tjera edhe në një samit historik në Singapor në qershor 2018. Takimi, i pari i këtij lloji midis drejtuesve të dy vendeve, rezultoi në një marrëveshje të formuluar në mënyrë të paqartë për të punuar drejt çnuklearizimit të Gadishullit Korean dhe për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Bisedimet që pasuan nuk i arritën këto objektiva.

Zoti Biden ka thënë se ai nuk do të përjashtojë një takim me Kim Jong Unin, por ka lënë të kuptohet se kjo do të vinte vetëm si pjesë e bisedimeve më të gjera në nivel pune. Zoti Biden, i cili ndihmoi në formulimin e politikës së ish-presidentit Barack Obama të “durimit strategjik” ndaj Koresë së Veriut, ka kritikuar vazhdimisht komunikimin personal të Presidentit Trump me Kim Jong Unin, duke thënë se strategjia është joefektive dhe synon më shumë krijimin e titujve të lajmeve sesa trajtimin e çështjes bërthamore të Koresë së Veriut.

Në tubimet e tij zgjedhore, zoti Biden shpesh e quante Kim Jong Unin një “bandit”, “tiran” dhe “diktator”. Si përgjigje, media shtetërore e Koresë së Veriut e quajti zotin Biden një “idiot”, një “budalla me inteligjencë të ulët” dhe një “qen të tërbuar”./VOA/

Tags: inagurimJoe Bidenkoreja e veriutpresident i shbaraketa

TË LIDHURA

BE e përçarë për Bordin e Paqes së Trump, Von der Leyen nuk merr pjesë
Bota

BE e përçarë për Bordin e Paqes së Trump, Von der Leyen nuk merr pjesë

10:03 | 19/02/2026
Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë
Bota

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen
Bota

Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen

16:53 | 18/02/2026
Next Post
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Mosmirënjohja morale, politike e llogjike: Rasti Rama dhe vaksina europiane

Në karantinë për herë të tretë, britanikët zbrazin supermarketet (Foto-Video)

Në karantinë për herë të tretë, britanikët zbrazin supermarketet (Foto-Video)

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Zbulohet dokumenti që ngre pikëpyetje mbi vdekjen e Diego Maradonës (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Seanca paraprake e Metës dhe Kryemadhit, mbrojtja e ish-presidentit: Do të kërkojmë pushim të akuzës
Aktualitet

Seanca paraprake e Metës dhe Kryemadhit, mbrojtja e ish-presidentit: Do të kërkojmë pushim të akuzës

by mirseda
10:28 | 19/02/2026
0

Sot pritet të mbahet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Ema Çokut, Fatmira Kryemadhit dhe Pirro...

“Mos provokoni opozitën!”, Bardhi nga Kuvendi: Të mbahet seancë urgjente për Ballukun

“Mos provokoni opozitën!”, Bardhi nga Kuvendi: Të mbahet seancë urgjente për Ballukun

10:25 | 19/02/2026
“Të sigurohet pavarësia e gjyqësorit!”/ Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë

“Të sigurohet pavarësia e gjyqësorit!”/ Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë

10:20 | 19/02/2026
BE e përçarë për Bordin e Paqes së Trump, Von der Leyen nuk merr pjesë

BE e përçarë për Bordin e Paqes së Trump, Von der Leyen nuk merr pjesë

10:03 | 19/02/2026
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit/ Pas sherrit në lokal u kap me armë, arrestohet 39-vjeçari

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit/ Pas sherrit në lokal u kap me armë, arrestohet 39-vjeçari

09:51 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com