Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përmirësohet gjendja e Cor*nës në BE

4 vjet ago
in Bota
SHBA/ Shtohen udhëtimet ajrore, BE zbut kufizimet për Covid-in

Nga Bernd Riegert

Shifrat e infektimeve bien, ato të vaksinimeve rriten. Pandemia në BE nuk ka marrë fund, por shenjat janë pozitive. Ky është mesazhi edhe nga samiti i BE. 100 milionë doza do jepen për vendet më të varfra.

Tendenca është pozitive. Numri i infektimeve me Corona po bie. Ky është mesazhi më i rëndësishëm sipas krerëve të qeverive dhe shteteve të BE. Treguesi i Coronës, numri i infektimeve të bazuara në teste është në rënie prej javësh në Europë. Shumica e shteveve të BE kanë filluar kthimin në jetën normale: hapjen e dyqaneve, gastronomisë, hapjen e teatrove, hoteleve apo shkollave. Të gjitha këto me rregulla shumë të ndryshme për testimin, kohën e hapjes apo kufizimet e lëvizjes apo detyrimin për maskën.

Sipas të dhënave të Autoritetit të BE për Mbrojtjen nga Pandemitë, ECDC treguesi për infektimet me Corona në shumë vende të BE qëndron nga 60-120. Vetëm në Francë, vendet baltike apo Suedi kjo shifër është dy herë më e lartë. Britania e Madhe, Finlanda apo Portugalia si edhe disa ishuj kanë vlera që lëvizin nga 30 deri në 60 infektime në javë për 100.000 banorë.

Nuk ka një procedurë të njësuar në BE, se si të veprohet me pandeminë, por një vlerësim të përbashkët. “Shpejtësia e vaksinimit është shtuar në të gjithë Europën, dhe kjo duhet të mbetet kështu. Së bashku me një gjendje më të mirë epidemiologjike, kjo na lejon që të hapim sërish shoqëritë tona. Megjithatë duhet të mbetemi të kujdesshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE.

Strategjitë e ndryshme të përdorura në luftë kundër virusit, nuk e shqetësojnë më BE. Në këto muaj të pandemisë u mësua leksioni, se politika shëndetësore është çështje kombëtare, e në shumë rajone mbetet edhe çështje rajonale. “Shifrat shkojnë në drejtimin e duhur, por vendet e BE kanë përvoja shumë të ndryshme me pandeminë”, thotë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas për Deutsche Wellen. Tani duhet ta drejtojmë vëmendjen jo vetëm tek të sëmurët, por edhe tek njerëzit e papunë dhe pasojat psikologjike të Coronës.

Certifikata që do të lehtësojë udhëtimet

Në fund të samitit të BE, krerët e shteteve dhe qeverive u shprehën në mënyrë të përgjithshme për certifikatën digjitale të Covidit, se “përpjekjet për koordinim do të vazhdojnë deri në verë”. Përcaktimi “certifikata e gjelbër e vaksinimit” u hoq, pasi sipas Parlamentit Europian ai ishte çorientues. Me këtë certifikatë digjitale nga 1 korriku do të mundësohet udhëtimi  pa detyrime karantine apo formulare hyrjeje për të vaksinuarit, të shëruarit dhe të sapotestuarit. Po ashtu u vendos që të ketë përjashtime, sipas vlerësimeve shkencore për pandeminë. Nga ana tjetër çdo shtet vendos në fund vetë, se cilat rregulla vlejnë në territorin e tij me këtë certifikatë, si psh hyrja në një restorant, sallë koncerti etj. E qartë është vetëm, se BE do të verë në veprim platformën teknike për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit.

Të llogaritet edhe mundësia e varianteve të virusit

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE u shprehën për të riparë edhe njëherë rekomandimet për udhëtimin brenda BE deri në mesin e qershroit. Këtu bëhet fjalë për kufizime, në vendet, në të cilat shfaqen variantet e virusit Corona. “E dimë, se këtu duhet të diskutojmë më shpejt, për të reaguar më shpejt”, tha kancelarja Merkel. Edhe rregullat për udhëtimet nga vendet e treta të BE do të rishikohen. Aktualisht ka kufizime të dyashme të ndryshme për të gjitha vendet e botës.

Heqja e këtyre kufizimeve varet në masë të madhe nga progresi i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se pritet që deri në fund të javës rreth 46% e të rriturve të jenë vaksinuar për herë të parë. Megjithatë brenda BE ka dallime të mëdha. Nëse në Bullgari janë vaksinuar 13,2% e popullsisë në Maltë kjo shifër është 60%.

Donacione për Covax

Në BE po rritet me shpejtësi numri i dozave të vaksinimit. Deri në fund të vitit pritet të prodhohen 2,6 miliardë doza, të cilat nuk do të nevojiten të gjitha për 450 milionë banorët e BE. Një pjesë e tyre do të dhurohen për fushatën botërore të vaksinimit Covax. Pjesën tjetër të dozave, Covax do duhet ta blejë me donacione të mbledhura në shtetet e pasura industriale, ashtu si ishte planifikuarnga BE dhe OBSH, kur u krijua para një viti Covax. BE ndjek synimin e ngritjes së kapaciteteve prodhuese në vendet e varfra. Idenë e SHBA për shfuqizimin e përkohshëm të patentave për prodhimin e vaksinës, vendet e BE nuk e përmendin në deklaratën e tyre. Një hap i tillë refuzohet nga Franca, Gjermania dhe Holanda-  bëhet fjalë për shtimin e shpejtimin e prodhimit dhe jo për pasurinë intelektuale, është qëndrimi i këtyre vendeve.

Një goditje e rëndë për fushatën botërore të vaksinimit është pezullimi i përkohshëm i punës së koncernit të  prodhimit të vaksinës “Serum Institute” në Indi, i cili furnizon Covax. Sipas qeverisë së Indisë, ky prodhues duhet të prodhojë përkohësisht vetëm për Indinë që ka nevojë të madhe për vaksina. Nuk dihet si do të zëvendësohen disa qindra milionë doza që ishin paraparë për Covax./DW

Tags: becoronaeurope

TË LIDHURA

Ndërroi jetë pasi dyert e makinës nuk u hapën, prindërit e studentes 19-vjeçare akuzojnë kompaninë e Elon Musk
Bota

Ndërroi jetë pasi dyert e makinës nuk u hapën, prindërit e studentes 19-vjeçare akuzojnë kompaninë e Elon Musk

15:05 | 06/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia
Bota

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

14:52 | 06/10/2025
Next Post
Kanali i Stambollit, ëndrra e Erdoganit për një Bosfor të ri

Kanali i Stambollit, ëndrra e Erdoganit për një Bosfor të ri

Sot është njeriu më i pasur në botë, po si ishte më parë jeta e Xhef Bezos?

Sot është njeriu më i pasur në botë, po si ishte më parë jeta e Xhef Bezos?

Zbulohet lidhja e Moisi Habilajt me djalin e një personazhi të botës së krimit

Zbulohet lidhja e Moisi Habilajt me djalin e një personazhi të botës së krimit

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com