E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Kanali i Stambollit, ëndrra e Erdoganit për një Bosfor të ri

Nga Filippo Cicciù “Balcani Caucaso”

Ky është projekti më ambicioz i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Një kanal artificial 45 kilometra metra i gjatë, që do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara,dhe synon të lehtësojë trafikun detar që mbingarkon shpesh Bosforin në zemër të metropolit turk të Stambollit.

Ngushtica që e ndan qytetin e Stambollit në dy brigje, nuk është vetëm një nga peizazhet më interesante në botë, por edhe hapësira që lejon lundrimin nga Deti i Zi në Dardanele, porta për në Detin Mesdhe, për Rusinë e Putinit por edhe për Ukrainën, Rumaninë, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë.

Pra një rrugë me shumë rëndësi gjeopolitike, dhe ku kalojnë çdo ditë anije të mëdha. Në 2014 mbi 26.000, ndërsa vitin e kaluar mbi 40.000 anije tregtare kaluan nëpër ujërat e Bosforit. Duke pasur parasysh trafikun e trageteve të transportit publik dhe privat, është e pamohueshme që kanali që ndan dy brigjet e Stambollit është një nga rrugët detare më të ngarkuara në botë, dhe kjo është arsyeja pse presidenti turk e mbron publikisht projektin e Kanalit të Stambollit.

Ideja e ndërtimit të një kanali paralel me atë të Bosforit, daton që nga historia perandorake e qytetit, si bizantine ashtu edhe osmane. Në kohët më të afërta, një projekt i ngjashëm u propozuar në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Stambollit nga partia e qendrës së majtë DSP, por u braktis menjëherë pasi ato zgjedhjeve u fituan nga kandidati rival:nga një Erdogan i ri që e nisi karrierën politike duke u bërë kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994.

Erdogan e ka përmendur idenë e ndërtimit të Kanal të Stambollit para 10 vjetësh, por projekti nisi të merrte një formë më konkrete pas çeljes së tenderit të parë për ndërtimin e urave mbi kanalin e ri artificial më 26 mars 2020.

Edhe pse janë dhënë lejet zyrtare, deri më tani zona ku duhet të ndërtohet Kanal Stambolli ka mbetur e njëjtë ashtu si 10 dhjetë vjet më parë. Zona rurale në periferinë perëndimore të Stambollit e caktuar për ndërtimin e kanalit, është e mbushur me ferma ku mbarështohen buajt si dhe fusha të mbjella me perime.

Nuk është hapur ende asnjë kantier ndërtimi, edhe pse thuhet se një ceremoni inagurimi mund të mbahet në ditët e para të qershorit,me pjesëmarrjen e vetë presidentit Erdogan. E sigurt tani për tani, është se një pjesë e zonës së destinuar për ndërtimin e kanalit është blerë tashmë nga një kompani pranë presidentit turk, si dhe nga familja e Emirit të Katarit.

Por ky projekt që shpesh etiketohet si “çmenduri”,ka edhe kundërshtime të forta.“Ky do të jetë fundi i Stambollit”- thotë Ekrem Imamoglu, që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019, u bë kryebashkiaku i metropolit turk, duke mundur kandidatin e mbështetur nga Erdogan me gati 1 milionë vota, dhe duke e hequr Stambollin nga kontrolli i partisë së presidenti turk që e kishte qeverisur atë për dekada.

Sipas Imamoglu, kanali i ri artificial nuk është vetëm një “tradhti” për Stambollin, por “do ta vriste qytetin”. Kryetari i bashkisë,i referohet mbi 200.000 pemëve që duhet të priten dhe 10.000 hektarëve tokë të punueshme që do të zhdukeshin për t’i lënë vendin kanalit.

Që kur u zgjodh në këtë detyrë, kryetari i bashkisë i shpalli luftë Kanal të Stambollit, përmes një fushatë ambientaliste por edhe me veprime konkrete, si mbledhja e shumë firmave të qytetarëve kundër projektit, një mjet ky popullor, edhe pse ndoshta joefektiv nga pikëpamja ligjore.

Ndryshimet e pakthyeshme në ekosistemin detar, tharja e rezervave ujore dhe rritja e rreziqeve sizmike për qytetin, përmenden shpesh nga kundërshtarët e projektit. Por kundërshtimi ndaj Kanalit të Stambollit nuk është vetëm një betejë për mjedisin.

Më 3 prill, 100 admiralë në pension nënshkruan një letër duke kritikuar projektin, që sipas tyre do të sillte tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Montrosë, marrëveshja ndërkombëtare që rregullon kalimin e anijeve në Bosfor, duke i dhënë Ankarasë një pjesë të madhe të kontrollit.

Nënshkruar në vitin 1936 në Zvicër, kongresi lejon kalimin falas të anijeve tregtare ndërsa vendos kufij të saktë për tranzitin e anijeve luftarake në Bosfor. Në këtë rast, Ankaraja duhet të informohet tetë ditë më parë, ndërsa shtetet që nuk e shohin drejtpërdrejt Detin e Zi janë ende subjekt i kufizimeve në lidhje me madhësinë e flotës që mund të kalojw transit aty.

Në fakt, kjo konventë i jep Ankarasë çelësat e një prej portave hyrëse më të lakmuara për në Mesdhe, dhe në një farë mënyre e kufizon hapësirën për manovrim të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Por letra e ushtarakëve u pa nga Erdogan si një paralajmërim që kujtonte ultimatumet që jepte ushtria para grushteve të shtetit, të cilat e kanë dominuar historinë e Republikës së Turqisë.

Dhjetë nga admiralët që nënshkruan letrën u arrestuan për një javë, ndërsa presidenti turk ka deklaruar publikisht se nuk ka ndërmend të dalë nga Konventa e Montrosë. Në fakt, nëse Kanali i Stambolli do të ndërtohet, presidenti turk do të ishte në gjendje të vendoste se si ta administronte kanalin e ri paralel me Bosforin, edhe pa tërhequr Turqinë nga konventa.

Po kush do të paguajë për ndërtimin e këtij kanali?Sipas një studimi të fundit, gati gjysma e popullsisë turke nuk e miraton këtë projekt. Por një kundërshtim më pak i dukshëm, por gjithsesi më i fortë erdhi papritmas nga 4 prej bankave kryesore turke, të cilat kanë vendosur të mos e financojnë projektin, kostoja e të cilit në vitin 2019 u vlerësua se ishte 75 miliardë lira turke (ose rreth 13 miliardë dollarë).

Bankierët e intervistuar përmendën rreziqe shumë të larta mjedisore. Gjithsesi, vendosmëria e Erdoganit për të realizuar “ëndrrën” e Kanalit të Stambollit, nuk duket se lëkundet edhe përpara mungesës së mbështetjes nga sektori bankar turk.

Prandaj, nëse projekti nis të zbatohet, kostot do të barten pjesërisht nga investitorët e huaj, që do të korrin jo vetëm përfitime ekonomike, si të ardhurat e mbledhura nga taksa e kalimit tranzit të anijeve, por edhe ato gjeopolitike, duke pasur parasysh implikimet strategjike të një kanal i ri paralel me Bosforin, por që nuk i nënshtrohet të njëjtave rregulla të përcaktuara nga Konventa e Montrosë.

burimi: https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/Turkey/Kanal-Istanbul-Erdogan-s-dream-of-a-neë-Bosphorus-210807

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...