E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Zbulohet lidhja e Moisi Habilajt me djalin e një personazhi të botës së krimit

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me një grup trafikantësh të arrestuar dje në Itali. Personat e prangosur, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, janë miq të Moisi Habilajt, ku thuhet se janë njohur në burgun e Bicoccas. Emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë, duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra. Mediat italiane kanë publikuar një përgjim të regjistruar brenda një makine BMW X3 në 9 prill të 2019.

Sipas artikullit, bëhet me dije se brenda makinës ndodheshin tre persona, mes të cilëve dy trafikantë shqiptarë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca. Media italiane “Meridionews” zbardh përgjimet e grupit të trafikantëve italianë dhe shqiptarë, që u godit dje nga nga autoritetet në vendin fqinj dhe ku u sekuestruan 365 kg kokainë dhe marijuanë. Në pranga ranë 13 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë. Artikulli i medias italiane nis me një përgjim të zbardhur që i përket datës 9 prill të vitit 2019, ku del dhe emri i Moisi Habilaj.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e përgjimit, mes tre personave që udhëtojnë me një makinë BMW X3 në rrugët e Katanias.

“Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët e dyshuar shqiptarë të drogës Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca”, vijon artikulli.

“Pas këtij emri, do të ishte Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i drogës i cili përfundoi pas hekurave në tetor 2017. Habilaj, i dënuar në shkallën e dytë me 15 vjet burg, është protagonist i një “historie spiune” ndërkombëtare për marrëdhënien e tij me ish-ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Por ka edhe më shumë, sepse burri është zhdukur që nga 9 janari. Zyrtarisht u deklarua i arratisur nga policia, pasi u largua nga banesa në San Michele di Ganzaria ku ai ishte subjekt i regjimit të paraburgimit në shtëpi.”

Sipas medias italiane, një person i identifikuar si Natalino Nizza i cili do të ndihmonte Moisi Habilajn, dhe nga miqësia e dy të sipërpërmendurve, lind dhe biznesi i drogës në Katania i drejtuar nga dy shqiptarët Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili.

Nizza është nipi i një personi të quajtur Andrea, trafikanti 30-vjeçar i drogës – tani i arrestuar në 41 bis pas dy vitesh në arrati – i aftë të ngjitet në radhët e familja Cosa Nostra dei Santapaola. “Përgjimet mjedisore – shkruajnë hetuesit – zbulojnë se Natalino Nizza ishte e interesuar të ndërmerrte një marrëdhënie të qëndrueshme për blerjen e marijuanës me shqiptarët, e vlerësuar fillimisht në 30 ose 40 kilogramë, e destinuar qartë për të furnizuar tregjet”.

“Unë fola me xha Natalinon – shpjegoi një burrë që ishte në makinë me Hoxhaj dhe Karafili – dhe ai më tha; më lër të flas me ta”, sepse ai ka kaq shumë tregje. Ndërmjetësi, i cili sipas hetuesve ka shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Nizzas, duket se di shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...