Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar për situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Bushati përmes një statusi në “Facebook” shkruan me ironi, duke sulmuar drejtuesen e bashkisë së Shkodës, Voltana Ademin. I pari i ministrisë së Jashtme shkruan me nota ironike ku thekson se natyra po ndihmon bashkinë të grumbullojë mbetjet e lëna nga përmbytjet.
“Kur natyra ndihmon Bashkinë duke i grumbulluar mbetjet”-shkruan Bushati.
Ai shkon më tej, ndërsa përsërit qëndrimin se Shkodra ka nevojë për bashkia që iu shërben qytetarëve. “Shkodra ka nevojë për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje”, -vijon ai.Postimi i ministrit Bushatit
Kur natyra “ndihmon” Bashkinë Shkodër duke i grumbulluar mbetjet #Velipojë. #Shkodra ka nevojë për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje! Për një Bashki që punon e nuk vegjeton! Për një Bashki që përqafon progresin e zhvillimin e jo militantizmin politik përjashtues që nuk i krijon mundësi Shkodrës të çlirojë energji pozitive! #punëjollogje