Artan Hoxha ka hedhur “shashkën” e radhës, ndërsa u ka zbuluar aplikacionin “sekret” politikanëve. Duket se aplikacioni “WhatsApp” nuk u sjell sigurinë e kërkuar zyrtarëve. I ftuar në emisioninn “Opinion”, Hoxha zbuloi se politikanët përdorin aplikacionin “Signal”.
“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më WhatsApp. Po të takosh një politikan, gjëja e parë që thotë është “a ke Signal ti?”. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha.
Gazetari ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur edhe një program, që mundet të përgjojë Whatsappin, dhe se përdoret nga skuadra të posaçme. Sipas Hoxhës, personat që duan të të përgjojnë, duhet të jenë afër 150 metra për të kapur celularin. Skuadra e posaçme afrohet në distancë, përgjon celularin por nuk kap gjithë programin.
“Whatsapp-i për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore e komunikimit të autoriteteve, kryeministri, ministrant komunikonin në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsapp-it ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme. Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjojmë dhe ai e zbardh Whatsapp-in. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin. Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi”, tha Hoxha.