Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përgjimet/ “I du të gjithë emrat, t’i tundim një çik”, si ia siguruan Avdylajt votat Dakos

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgjimet/ “I du të gjithë emrat, t’i tundim një çik”, si ia siguruan Avdylajt votat Dakos

Ashtu si kishte paralajmëruar, “Bild” ka publikuar ditën e sotme disa përgjime telefonatash që e lidhin kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon me grupin kriminal të Avdylajve. Përgjimet e reja të dosjes 339/1 tregojnë për afrimitetin që ka Dako me kreu e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.

Në përgjimin e radhës është publikuar biseda mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit të ujësjellësit, Ivo Doçit, për tu siguruar se ka mbledhur vota për Dakon dhe si do të procedohej me ata që cilësoheshin kundërshtarë.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përket aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndësishëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri.

Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së Partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët. Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati.

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je.

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

Tags: Avdylajtçik”Dakosemratgjithëpergjimetsiguruantundimvotat

TË LIDHURA

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza
Aktualitet

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

16:10 | 20/10/2025
35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio
Aktualitet

35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio

15:22 | 20/10/2025
Next Post
Pak orë para protestës, paralajmëron Berisha: Do tmerrohet shteti!

“Bild shpartallon Ramën, bosi i mafies cakton deputetët”, Berisha reagon për përgjimet

Akuza për përdhunim, çështja e Ronaldos merr një tjetër rrjedhë

Akuza për përdhunim, çështja e Ronaldos merr një tjetër rrjedhë

E PLOTË/ Përgjimet E ZBARDHURA, Bild nxjerr bisedat: Si manipuloi mafia zgjedhjet në Shqipëri

E PLOTË/ Përgjimet E ZBARDHURA, Bild nxjerr bisedat: Si manipuloi mafia zgjedhjet në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

by mirseda
16:38 | 20/10/2025
0

Rey Manaj deklaroi se ka marrë përgëzime për golin në Leskovac edhe nga trajneri serb i Al...

Paralajmërimi/ Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

Paralajmërimi/ Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:35 | 20/10/2025
BE ndalon tranzitin e gazit rus në territorin evropian: Jemi më të fortë dhe më të sigurt

BE ndalon tranzitin e gazit rus në territorin evropian: Jemi më të fortë dhe më të sigurt

16:30 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

16:10 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com