Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përgjigja e Macron ndaj populizmit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Përgjigja e Macron ndaj populizmit

Nga Jeremy Ghez “Politico.eu”/Paris – Ja një histori që mund ta keni humbur: Franca është duke u bërë një udhëheqëse e pazakontë në inovacionin politik dhe ekonomik, fusha në të cilat ajo ka shkëlqyer rrallë. Është një histori e pamundur.

Tek e fundit, Franca nuk ka pasur një buxhet të balancuar që nga viti 1974, dhe gjatë dekadës së fundit s’ka qenë në gjendje të zbatojë reforma ekonomike kuptimplota.

Por, kur është fjala për t’u kundërpërgjigjur populizmit, presidenti francez Emmanuel Macron është dëshmuar në mënyrë të habitshme inovativ.

Është e vështirë të humbasësh risitë e Macron në skenën ndërkombëtare, pavarësisht nëse ai qëndron përkrah kryeministres britanike Theresa May në Britaninë e Madhe, apo është duke shtrënguar duart me Donald Trump në Bruksel. Por kjo është ajo që bëjnë udhëheqësit karizmatikë. Terreni realisht problematik, është axhenda e brendshme e Francës.

Shihni politikën e punësimit. Në një kontrast dramatik me premtimet e zbrazëta të politikanëve tradicionalë dhe partive populiste, Macron ka pranuar haptazi se askush – përfshirë ai vetë – nuk mund të mbrojë vendet e punës në një ekonomi të hapur. Dhe ai ka të drejtë. Është budallallëk të mbrosh vendet e punës përballë zhvillimit galopant të teknologjisë dhe globalizimit.

Të pretendosh të kundërtën, është lloji më i keq i gënjeshtrës, që një politikan mund t’i thotë një populli të pambrojtur dhe të përçarë. 

Në vend të kësaj, Macron ka pranuar se në një ekonomi globale, shteti i mirëqenies duhet të kërkojë të mbrojë jo vendet e punës, por individët. Dhe ai ka pranuar se pabarazia më e dëmshme në shoqëritë moderne, nuk qëndron tek nivelet e të ardhurave, por tek përgatitja profesionale.

Kësisoj, ai ka bërë thirrje që shteti të investojë shumë në arsim dhe trajnim, për të ndihmuar në përgatitjen e punëtorëve, për të konkurruar në tregjet globale të punës. Ai gjithashtu po kërkon të mbrojë me përkrahje – si kujdes shëndetësor dhe të për fëmijët – individët që rrisin produktivitetin në ekonomi.

Bërja funksionale e këtij sistemi, do të kërkojë guxim politik dhe kohë – një sfidë e madhe në një botë ku populistët i mashtrojnë votuesit me argumente proteksioniste, në lidhje me mbrojtjen e vendeve të punës dhe rreziqet e globalizimit.

Nëse Macron do të ketë sukses, ai do të duhet të grisë flamurin e “përçarjes” të populistëve, dhe t’u tregojë atyre atë që ata janë vërtet: një forcë konservatore, që dëshiron të mbrojë një statuskuo të paqëndrueshme. Ai do të duhet ta bëjë të qartë, se të ashtuquajturat ‘zgjidhje’, janë jo vetëm që janë të dënuara të dështojnë, por gjithashtu do të dëmtojnë edhe grupet më të rrezikuara të shoqërisë.

Është e lehtë të shpërfillet vizioni i Macron si tepër idealist, apo i pamundur për t’u zbatuar. Është edhe më e lehtë të cilësohet rritja e populizmit si një aksident historik, dhe të pritet një rikthim në gjendjen e punëve si zakonisht. Veçanërisht në Francë, kjo është ajo që politikanët do të kishin bërë tradicionalisht.

Sigurisht, axhenda e Macron është e mbushur me rreziqe politike. Por mesazhi i tij i transformimit, është ajo që e bëri atë zgjedhjen e parë të francezëve.

Duhet rikujtuar se Macron ka mandatin për ta transformuar Francën në një laborator të vërtetë anti-populist, dhe vënë në zbatim zgjidhje të qëndrueshme për ankesat legjitime të një publiku të zhgënjyer, me premtimet e pa mbajtura të parisë politike franceze.

Askush nuk priste që Franca të luante këtë rol. Por anembanë kontinentit – nga Mbretëria e Bashkuar në Austri, dhe deri në Itali – partitë e parisë politike po rrëzohen përballë sfidës së populistëve, ose po kopjojnë politikat e tyre.

Ndërkohë, Franca po rishpik qendrën politike, si një alternativë për të përmbushur kërkesat e një publiku të rebeluar e të zhgënjyer.

Pas referendumit pro Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trump president në SHBA, sytë e të gjithëve u përqendruan tek Gjermania si udhëheqësja më e mundshme globale.

Por asnjë rishpikje politike nuk ka ndodhur në Berlin, ku një kancelare e dobësuar, Angela Merkel, jo vetëm që dështoi të tregonte të njëjtën vullnet politik për t’u ripërtërirë, por nuk ka formuar ende qeverinë e re.

Evropa është mbështetur shpesh mbi Gjermanisë për të udhëhequr rrugën përpara. Por kur bëhet fjalë për luftën kundër populizmit, mund të jetë koha për të kthyer sytë nga Parisi.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Macronmbreteria e bashkuarpergjigjapopulizmitSHBA

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Napoli prish festën e Juves/Tripletat tuaja: dopingu, Calciopoli dhe Serie B

Napoli prish festën e Juves/Tripletat tuaja: dopingu, Calciopoli dhe Serie B

Vokshi: Socialistët të prangosur, Rama s’jep libra falas

Vokshi: Socialistët të prangosur, Rama s’jep libra falas

NBA/Bostoni fitore në frymën e fundit, Indiana ruan ritmin

NBA/Bostoni fitore në frymën e fundit, Indiana ruan ritmin







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com