U deshën 5 orë që të mbyllet takimi Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve, të dyja palët do të drejtohen në selitë e tyre përkatëse. Është bërë e ditur që zoti Rama ka një takim me kryesinë e Partisë Socialiste në orën 17:00. Akoma nuk është vendosur se cila do të jetë data e zgjedhjeve, ndërkohë që në daljen nga takimi kryeministri Rama ka shmangur deklaratat për median, ndërsa Basha ka thënë se shumë shpejt do të merrni informacion mbi detajet e marrëveshjes.
Në takim sigurisht që është diskutuar data e zgjedhjeve dhe ka shumë gjasa që zgjedhjet mund të mbahen më 25 qershor. Por asgjë nuk është e konfirmuar deri më ani. Priten deklarata për mediet pas mbledhjeve të kryesive të dy partive PS dhe PD.