Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përfundon protesta e opozitës, shpërndahen në mënyrë paqësore mijëra qytetarë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përfundon protesta e opozitës, shpërndahen në mënyrë paqësore mijëra qytetarë

Pas përfundimit të fjalimit të Bashës, ky i fundit dhe Berisha janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Pasi ka shpallur fundin e Republikës së Vjetër dhe fillimin e Republikës së Re, Basha ka falendëruar protestuesit, por edhe Policinë e Shtetit.

Kreu i PD-së u ka kërkuar qytetarëve që të shpërndahen në mënyrë paqësore.

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe ju atje përpara heroit kombëtar Skënderbe dhe ju përshëndes. Siç ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me radhë që nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona do të jenë bashkë me ne në këtë referendum historik.

Më 18 shkurt 3 muaj më parë u bashkuam në këtë shesh për ti thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës, ndal krimit me lidhje qeveritare dhe për të kërkuar me doemos zgjedhjet e lira si themeli i demokracisë dhe themeli i mirqënies i sigurisë dhë i të ardhmes europiane të kombit tonë. U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë, shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektuale, studentw, fermerë, punëdhënës e punëmarrës dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe qëndrojnë në krah në betejën tonë të pakthyeshme për demokraci të vërtetë. Ajo që nisi si rruga e bashkimit i vetmi shteg, për miliona shqiptarë të shtypur të nëpërkëmbur të zhgënjyer, të dhunuar, të mashtruar e të shpunësuar.

Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kishte kapluar të madhe dhe të vogël, gegë e toksë për shkak të pushtetit kriminal që i shkatërroi ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe i ra si rrugë dëshpërimin ose emigracionin. Ajo që nisi për rrugën e daljes nga gjendja e mjerë e vendit, u kthye në motorin e shpresës që vrau frikën në të gjithë vendin, ngjalli kurajot në zemrat e cdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar të ndershëm përmes frymës së shenjtë të besimit në zot, në Atdhe, shpresën dhe vendimin e madhe për ta shpotruar dëshprimin, për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashkut të renë, të vetmen për qytetarët shqiptarë. Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota.

Ky nuk është vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, ky nuk është vetëm marshimi të keqes, por është shpallja e besimit të Shqipëria jonë Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re, këtu nuk keni ardhur se besoni tek një njeri, apo një parti. Arritja e këtyre tre muajve që kanë hyrë në historinë tonë është ripërtëritja e besimit të cdo shqiptari tek vetja dhe njëri-tjetrit. Përmes këtij besimi ka lindur shpresa që nuk vdes kurrë, shpresa për republikën e re. E nisëm për një objektiv: Zgjedhje të lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë. Nuk jemi mbledhur për një ndryshim të vogël, por për ndryshimin më të madh në 27 vite të historisë kombëtare. Falë bashkimit tonë, me ndihmën e zotit gjithcka do të ndryshojë dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Republika e vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historic kombëtar. Në Shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më Republikën e vjetër të krimit dhe drogës. Si mund të pranojnë më shqiptarët ku një shtet, ku 18 vjecari shtyhet drejt vetëvrasjes në burg për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhen deputetë, ministra, kryetarë bashkie. Si mund të pranojmë në një vend ku të papunët kërkojnë bukën për fëmijët e tyre, kur mijëra familje enden pa ndihmë sociale, ndërsa pushtetarët dhe kriminelët ja shtrojnë me dreka dhe darka që kushtojnë sa ndihma ekonomike e një qyteti të tërë. Si mund të pranojmë republikën e vjetër, republikën e turpit ku pacientët shqiptarë rropaten në spitale, në farmaci që skanë ilace me përbuzje të mjekëve, sepse qëindra miliona euro i merr me një dorë Rama me oligarkët dhe koncesionet krimianle të shëndetësisë. Si mund të pranojmë republikën e vjetër që nis ushtritë e taksidarëve në qafën e biznesit të vogël, duke i torturuar deri në qindarkën e fundit me taksa të larta duke i privuar nga buka e gojës.

Ndërkohë vetë ata dhe pushtetarët e korruptuar ndërtojnë vila dhe hotele me paratë që grabisin. Si mund të pranojmë republikën e vjetër që lanë jashtë shumë maturantë, me tarifat e larta, me kaosin që krijuan, ndërkohë një grusht oliagrkësh dhe pronarësh universitete bëjnë miliona euro nga gjaku i shqitparëve. Si mund të pranojmë republikën e vjetër që e shndërroi vendin në Kolumbinë e Europës. I mbushi me drogë, drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurinë e Edi Ramës dhe një grusht politikanësh të lidhru me të. Asnjë lekë subvencion për fermerët. Një treg i rënuar nga monopolët.

Si mund të pranojmë republikën e vjetëru kur shtresa e mesme, me taksat e rritura me kontrollet tatimore iu bëhet presion që të mbyllin gojën, të ulin kokën. Shtrsa e mesme janë nën presion të madh. Kjo republikë e vjetër, kjo kupolë politike ka një axhendë, ka një interes, atë të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe nuk kanë asnjë interes për ju, as të djathtë dhe as të majtë. Pasi ka vjedhur cdo aset, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më kriminale në histori, vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme që shqiptarët të kenë një parlament të diktyuar nga krimi.

Ne jemi bashkuar dhe bashkë i kemi thënë ndal këtij projekti dhe kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri tekenike që iu kthen shqiptarëve besimin te vota e lirë. Nuk ka forcë më të shenjëtë se forca e kauzës sonë të shtrenjtë. Sot jemi shumë më shumë se dje. PD që ju e lindë për kauzën e madhe bëhet cdo ditë më e madhe duke luftuar për ju dhe me ju për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Askush nuk dobësohet dhe bie nga lufta për kauza të drejta. Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Europa dhe Amerika.

Në asnjë vend nuk luftohet më shumë sesa në këtë shesh të qendresës. Jemi mbledhur për të vetmin vendim që rikthen fatet tuaja në duart tuaja. Vendimin për ti thënë njëherë e përgjithmonë Lamtumirë Republikës së Vjetër, komplotit kundër xhepave të shqiptarëve, kundër të drejtave dhe lirive tuaja. Në jemi këtu që përmes republikës së re t’iu rikthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.

Tags: lulzim bashaPDprotesta

TË LIDHURA

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier
Aktualitet

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier

13:46 | 20/05/2025
Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve
Politikë

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve

13:25 | 20/05/2025
A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Berisha: Kjo është një çështje që…
Politikë

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Berisha: Kjo është një çështje që…

13:20 | 20/05/2025
Next Post
Pamjet me dron, ja sa njerëz kishte protesta sot

Pamjet me dron, ja sa njerëz kishte protesta sot

Opposition leader: Ready to declare the “New Republic”

Opposition leader: Ready to declare the "New Republic"

VIDEO-LAJM/ Karrotreci tërheq zvarrë makinën në autostradë

VIDEO-LAJM/ Karrotreci tërheq zvarrë makinën në autostradë

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier
Aktualitet

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier

by mirseda
13:46 | 20/05/2025
0

Një 25 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekjen e...

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërhiqen nga kontestimi i zgjedhjeve

13:25 | 20/05/2025
A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Berisha: Kjo është një çështje që…

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Berisha: Kjo është një çështje që…

13:20 | 20/05/2025
Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

12:37 | 20/05/2025
Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

12:31 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com