Ende vijon numërimi i votave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 30 qershorit.
Deri më tani raportohet se ka përfunduar numërimi i votave në 35 bashki, ndërsa në 26 bashki të tjera nuk ka përfunduar ende. Kujtojmë se Partia Demokratike ka akuzuar KQZ-në se ka rritur fiktivisht numrin e votuesve, në së paku 100 votues.
Nga ana tjetër KQZ-ja ka reaguar duke pohuar se gabimet janë njerëzore dhe mandej, Zguri është shprehur se do të bëhet një padi.