Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përfundon mandati i Llallës, PS kërkon kryeprokuror të ri

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përfundon mandati i Llallës, PS kërkon kryeprokuror të ri

Parlamenti do të nisë me procedurën për zëvendësimin e kryeprokurorit Llalla, pas përfundimit të mandatit të këtij të fundit më 7 dhjetor.

Këtë gjë e pohoi vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa tha se mandati i Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon më 7 dhjetor.

Për sa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Balla tha se do të ketë një kryeprokuror të përkohshëm deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Zoti Balla, çfarë do të ndodhë me mandatin e kryeprokurorit?

Ka pasur shumë spekulime, ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z. Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-n për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi me shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të Reformës në Drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do të zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do të shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore.

KLP konstituohet në muajin prill? Deri sa të konstituohet, do rrijë Lalla në detyrë? Apo do të kemi kryeprokuror të përkohshëm?

Është Kushtetuta, e cila ka përcaktuar se mandati është 5- vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancës së kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm.

Do të ketë seancë në datën 7?

Nuk do të ketë seancë në datën 7. Ligji ka thënë qartë se detyrën e prokurorit të përkohshëm e bën një prokuror që ka së paku 15 vite në detyrë dhe të ketë gradë shkencore.

Kush janë këta? Ka një listë?

Nuk e bëj unë këtë.

A ka me 15 vite eksperiencë dhe me gradë shkencore?

Do të ishte një lajm i keq për situatën në Shqipëri që nga të gjithë prokurorët nuk do të ketë pasur askënd që të kenë vijuar marrëdhënien me librin, nëse nuk kanë bërë një hap shtesë drejt një masteri apo doktorature.

Kur do ta mësojmë emrin?

Nuk do ta mësojmë emrin, sepse ka një procedurë.

Me kryetarin e KQZ-së, qe tërheqje e përkohshme apo këmbëngulni për shkarkimin e Zgurit?

Pas asaj që ndodhi të enjten në Kuvend, kjo çështje është në programin e punës së Kuvendit, por jo në axhendën trijavore. Një grup deputetësh ka çuar kërkesën për shkarkimin e kreut të KQZ-së.

A është kërkesë e ligjshme?

Kini parasysh që është fakt i gjithëpranuar që jemi Republikë Parlamentare, kur kemi miratuar ligjin për dekriminalizimin, kemi shkruar që ky ligj prevalon mbi ligjet e tjera. Ka qenë një rast flagrant. Çështja e kryetarit të Bashkisë Mallakastër është një rast flagrant dhe KQZ duhet të bënte vetëm një lexim të ligjit për shkeljet e tij. Kryetari i KQZ-së ka shkelur ligjin me dashje. Është konstatuar shkelja e ligjit nga Zguri dhe tani i kërkohet Kuvendit të mos e shkarkojë. Zguri nuk duhet të qëndrojë më në atë pozicion për sa kohë që ka bërë shkelje.

Atëherë përse e hoqët nga axhenda e Kuvendit?

Nuk e kemi hequr, është në program, ka kaluar në programin tremujor të Kuvendit.

Rama tha ta negociojmë, çfarë do të negociohet?

Jo mandati i Zgurit, sepse ai ka përfunduar. Është e rëndësishme në zgjedhjen ndoshta edhe të një formule të re në kompozimin e KQZ-së. Të kemi mundësi të ulemi përmes një dialogu politik e të gjejmë një formulë të re në kompozimin e KQZ-së.

Tags: Adriatik LlallakerkonkryeprokurormandatiperfundonPS

TË LIDHURA

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat
Politikë

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë
Politikë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Next Post
I mituri shqiptar alarmon shkollën, rreziku që i kanoset familjes së tij

I mituri shqiptar alarmon shkollën, rreziku që i kanoset familjes së tij

Zbukurohet Korça, atmosfera festive në foto

Zbukurohet Korça, atmosfera festive në foto

Facebook sjell Messenger Kids për fëmijët nën 13 vjeç

Facebook sjell Messenger Kids për fëmijët nën 13 vjeç







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com