Kronikë

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Kosovë-Shqipëri, panik në “Rrugën e Kombit”


               Publikuar në : 20:57 - 12/08/19 Enno

Shkrumbohet nga flakët një autobus që po udhëtonte përgjatë “Rrugës së Kombit”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Repsit, Mirditë.

Mësohet se autobusi është përfshirë nga flakët gjatë ecjes, ndërsa nuk ka persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë mundur të zbresin me shpejtësi në kohë.

Autobusi i djegur ka qenë i linjës Kosovë-Shqipëri, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në sistemin elektrik.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT