Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Përfaqësuesit serbë të Kosovës takojnë Vuçiçin dhe udhëheqësit e energjetikës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takoi të mërkurën përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, me të cilët arriti konkluzione për “veprim të përbashkët” në “ruajtjen e të gjitha interesave jetike kombëtare në Kosovë dhe interesave më të rëndësishme të Serbisë”, njoftoi Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

“Publiku do të informohet për të gjitha konkluzionet konkrete në 72 orët e ardhshme, pas konsultimeve shtesë me të gjithë përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë, si dhe me përfaqësuesit përkatës të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Aty nuk sqarohet se cila ka qenë tema e takimit, por gjykuar nga pjesëmarrësit mund të supozohet se është biseduar për situatën pas fillimit të punës së pavarur të sistemit energjetik të Kosovës.

Në takim morën pjesë ministrja e Energjetikës dhe Minierave e Serbisë, Zorana Mihajlloviç, drejtori i ndërmarrjes publike “Elektroprivreda Srbije“, Millorad Gërçiç, dhe drejtorja e ndërmarrjes “Elektromreza Srbije”, Jellena Matejiç.

Nga dita e hënë (14 dhjetor), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) operon si i pavarur dhe kontrollon kufijtë energjetikë të Kosovës.

Dalja e Kosovës nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe përfshirja e saj në një bllok me Shqipërinë ishte paraparë me një marrëveshje mes KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) në muajin qershor. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 29 shtator.

Siç ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të KOSTT-it, menjëherë pas fillimit të operimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova i ka importuar nga ky shtet.

Këta megavatë të bllokuar nga Serbia, pastaj, janë zëvendësuar me një marrëveshje të arritur ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut për furnizim nga kapacitetet energjetike të këtij shteti.

Njohësit e fushës së energjisë në Kosovë kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ky pavarësim i sistemit energjetik të Kosovës ka elemente pozitive, por nuk përfshin zbatimin e marrëveshjes për pjesën e veriut të Kosovës dhe të sigurimit që ajo pjesë të integrohet në tregun energjetik të Kosovës.

Qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç), që nga përfundimi i luftës më 1999, nuk i kanë paguar faturat e energjisë elektrike, edhe pse janë furnizuar nga Kosova, e sipas nevojës edhe nga Serbia.

Megjithatë, qytetarëve në veri iu shkojnë faturat për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet” i Serbisë, kompani të cilën Kosova e konsideron ilegale./REL/

Tags: Aleksandër Vuçiçkosoveserbe

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Next Post

Basha me vilë luksoze? Kryemadhi: Kam qenë vetë atje, është modeste

Mbi 50 mijë të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vend

Vasili: Deklarata e babait të Klodianit, asgjëson deklaratën e prokurorisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

by mirseda
18:00 | 08/06/2026
0

Vllaznia pritet të ketë një verë mjaft intensive në merkato, teksa një nga repartet që kërkon ndërhyrje...

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com