E hënë, 1 Mars, 2021
7 C
Tirana

Vasili: Deklarata e babait të Klodianit, asgjëson deklaratën e prokurorisë

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria informoi dje se në bazë të provave të administruara, mbi 25-vjeçarin, Klodian Rasha nuk u identifikuan shenja dhune.

Por, për kryetarin e LSI, Petrit Vasili ky qëndrim i Prokurorisë rrëzohet nga dëshmia që ka dhënë për mediat i ati i Klodianit.

Qazim Rasha, deklaroi se djali i tij kishte plage të madhe në kokë me 10-12 të qepura, shpërfytyrim të fytyrës dhe traume në shpatull.

Postimi i Vasilit në Facebook

SKANDALI.Mashtrimin e prokurorise per dhunen ndaj Klodianit e asgjeson e verteteta e babait te tij!(VIDEO).

Prokuroria mohoi totalisht dhunen ndaj te ndjerit Klodian Rasha.

Lexojeni se cfare deklaron prokuroria:

“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kùfòmës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè  zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.

Ndersa deshmia e babait te Klodian Rashes ne intervisten me gazetaren Klodjana Lala eshte vertet tronditese dhe asgjeson totalisht deklaraten e prokurorise.

Ai pohon se i ndjeri djale kishte plage te madhe ne koke me 10-12 te qepura, shperfytyrim te fytyres dhe traume ne shpatull.

SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do te jeni ju neser ne bangen e te akuzuarit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund të përhapet Co*id-19 nga mishi i ngrirë? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Nga: Dyani Lewis “Nature” Këto javë po forcohet gjithnjë e më shumë teza se koronavirusi mund të përhapet nga mishi i kafshëve të egra që...

Xherdan Shaqiri drejt largimit, Liverpuli vendos për të ardhmen e sulmuesit

Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpuli në verë, teksa tashmë edhe klubi ka marrë vendimin për lojtarin. Drejtuesit i kanë vendosur çmimin lojtarit,...

Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se do të shqyrtojë çështjen e vendosjes së Ambasadës...

Thirrja e Metës: Të mos guxojë njeri të luajë me votën e popullit shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta lëshoi një thirrje të fortë, duke thënë se askush nuk do guxojë për të prekur votat e qytetarëve shqiptarë...

Meta ngre tonet: Kush shet votën sa një dele s’ka të drejtë të kërkojë llogari

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit bëjnë që të çelen negociatat e Shqipërisë...