Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Perëndimi mbështeti islamin radikal dhe nxiti terrorizmin global

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Perëndimi mbështeti islamin radikal dhe nxiti terrorizmin global

Nga Rakesh Krishnan “Business Today”

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka pranuar për herë të parë publikisht, atë që ka qenë sekreti më i poshtër i Perëndimit. Sipas tij, përhapja e vehabizmit nga Arabia Saudite – burimi kryesor i ideologjisë fondamentaliste të grupeve terroriste si ISIS – u mundësua nga vendet perëndimore që i kërkonit Riadit ndihmë kundër Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë.

Para pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, Al-Kaida gati ishte shpartalluar, ndërsa ISIS nuk ekzistonte. Disa dekada përpara se pushtimi amerikan ta transformonte Irakun në një lloj ferri në tokë, ishte Afganistani epiqendra kryesore e militantëve radikalë islamikë nga e gjithë bota.

Ishte koha kur Perëndimi nisi të destabilizonte Afganistanin – në mënyrë që të sulmonin rusët, çka prodhoi muxhahedinët, të cilët më vonë u quajtën talibanë. Qeveritë perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, destabilizuan udhëheqësit nacionalistë shekullarë, si Nasseri në Egjiptit, Mossadeq në Iran dhe së fundmi Bashar Al-Assad në Siri, ndërsa u rreshtuan me grupimet fundamentaliste.

Nga vehabistët ekstremistë të Arabisë Saudite, tek sekti egjiptian i Vëllazërisë Myslimane, dhe grupet terroriste siriane në aleancë me ISIS, Perëndimi mbështeti forcat fondamentaliste, në kurriz të myslimanëve nacionalistë. Ndërsa qeveritë kombëtare evropiane e shmangin këtë çështje, Parlamenti Evropian, ka bërë publik një raport të ashpër mbi mënyrën se si vendet perëndimore, veçanërisht SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kontribuar në rritjen e grupeve radikale islamike, duke përfshirë ato që kanë shënjestruar me sulme Perëndimin – duke injoruar financimin e grupeve të tilla.

Raporti paralajmëron mbi rrezikun qe paraqesin organizatat vehabiste/selefiste, dhe pohon se “asnjë vend në botën myslimane nuk është i sigurt nga operacionet e tyre, pasi ata synojnë gjithmonë të terrorizojnë kundërshtarët e tyre, dhe të nxisin admirim tek mbështetësit e tyre”.

Britania e Madhe, ka pasur një histori të gjatë të lidhjeve me radikalët islamikë në Lindjen e Mesme, kryesisht për interesa gjeopolitike dhe ekonomike. Fundi i perandorisë, nuk i dha fund këtyre lidhjeve të rrezikshme. Në fakt, ato u bënë më të forta. Në librin e tij “Çështjet sekrete”, historiani Mark Curtis zbulon historinë sekrete të marrëveshjeve që Britania kishte me grupet radikale islamike dhe terroriste. Qeveritë laburistë dhe ato konservatore, kanë pasur lidhje të ngushta edhe Al-Kaidën, për të kontrolluar burimet e naftës në vendet arabe, për të përmbysur qeveritë në rajon, si dhe për të promovuar interesat financiare të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ka ndodhur vazhdimisht në Afganistan, Iran, Irak, Libi, Ballkan, Siri, Indonezi dhe Egjipt.

Në vitin 1985, presidenti amerikan Ronald Reagan, priti në Shtëpinë e Bardhë një delegacion të muxhahedinëve afganë. Ndër të tjera ai u shpreh: “Këta zotërinj, janë ekuivalenti moral i Etërve Themelues të Amerikës!”.

Sikur të mos mjaftonte armatosja e muxhahedinëve, SHBA-ja vazhdoi të krijonte kushtet për ngritjen e një tjetër organizate më të rrezikshme radikale, Shtetit Islamik. Pushtimi i diskutueshëm i Irakut në vitin 2003, jo vetëm që rrëzoi nga pushtetin Sadam Husseinin, por shkatërroi edhe mbetjet e një qytetërimi të lashtë.

Pastaj, SHBA e shpërndau të gjithë ushtrinë e Irakut dhe forcën e saj ajrore, duke lënë të papunë qindra mijëra ushtarë të stërvitur nëpër beteja. Sipas Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, pushtimi i Irakut nga SHBA-ja ishte një gabim, që ndihmoi në krijimin e grupimit militant të Shtetit Islamik. “Shkatërrimi i forcave irakiane, hodhi në rrugë qindra mijëra ushtarë dhe oficerë të pakënaqur. Ata formuan bërthamën e Al-Kaedës në Irak, dhe më vonë të Shtetit Islamik.

Jo shumë perëndimorë e kuptojnë, se aktualisht po sulmohen nga irakianët që po hakmerren, si dhe nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme, lagjet, familjet dhe jetët e të cilëve janë shkatërruar në mënyrë të parikuperueshme. Pa një rreze shprese, dhe duke e parë infrastrukturën e vendit të tyre të shkatërruar, shumë irakianë iu kthyen terrorizmit, si mënyra e vetme për t’u hakmarrë ndaj poshtërimit që pësuan.

Por amerikanët nuk kanë mësuar asgjë. SHBA-ja ka vazhduar politikën e saj të mbështetjes së grupeve terroriste si ISIS, për të rrëzuar një nga regjimet e fundit të mbijetuara nga shekulli i shkuar në Lindjen e Mesme. Miliona refugjatë sirianë, që kanë “përmbytur” Evropën dhe SBA-në, do të jenë “fara” e grupeve të ardhshme terroriste islamike.

Dëshira në Perëndim për të luajtur lojëra cinike gjeopolitike, është shumë e fortë. Në shumicën e rasteve, politikanët dhe gjeneralët perëndimorë, janë aq të zënë me ngjarjet e ndryshme, sa që nuk kanë mundësi t’i fillojnë t’i kuptojnë, dhe jo më t’i kontrollojnë këto lojëra. Ndërkohë, beteja po përhapet në rrugët e Evropës dhe Britanisë, dhe herë pas here në Shtetet e Bashkuara. Do të duhet më shumë se sa një mrekulli, që xhindi të mbyllet sërish në shishe./ TIRANA TODAY

Marrë me shkurtime

Tags: ISISislamin radikalmbështetinxitiPerendimiterrorizmin global

TË LIDHURA

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

15:32 | 21/06/2025
Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike
Bota

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

12:57 | 21/06/2025
Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez
Bota

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

12:17 | 21/06/2025
Next Post
Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj/ Zbulohet se çfarë do ndodhë sot

Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj/ Zbulohet se çfarë do ndodhë sot

“I frikësuar për serbët në Kosovë”, Vuçiç pas dorëheqjes së Haradinajt: Lojë politike

“I frikësuar për serbët në Kosovë”, Vuçiç pas dorëheqjes së Haradinajt: Lojë politike

Basha jep alarmin: Jemi kthyer në kohët e errëta

Basha jep alarmin: Jemi kthyer në kohët e errëta

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
Kryesore

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

by mirseda
16:00 | 21/06/2025
0

Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Korçës, fshehur mes kodrave dhe gjelbërimit të dendur, ndodhet Boboshtica –...

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

15:32 | 21/06/2025
Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit

Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit

15:28 | 21/06/2025
SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

15:05 | 21/06/2025
Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

14:38 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com