E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“I frikësuar për serbët në Kosovë”, Vuçiç pas dorëheqjes së Haradinajt: Lojë politike

Siç ishte paralajmëruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i’u drejtua sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës. Dorëheqja e Haradinajt, sipas Vuçiç ka prapavijë politike dhe se e ka bërë për të rritur popullaritetin.  Ai shtoi se Serbia duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe pa eufori sepse siç thotë ai, nuk ka arsye për festë.

“Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe… Ne i kuptojmë pritjet dhe nevojat e popullit tonë për kënaqësinë e drejtësisë, njerëzit tanë që pësuan stigmën e fajtorit dhe përgjegjësin e vetëm për gjithçka që po ndodhte në territorin e ish-Jugosllavisë. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë gëzimin, por një lloj kënaqësie me anëtarët e popullit tonë për shkak të thirrjes së Haradinajt për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore dhe për shkak të faktit se ai dyshohet për krime lufte. Haradinaj do të kthehet nga Gjykata Speciale si fitimtar, edhe më i fortë dhe më popullor para zgjedhjeve të ardhshme në Kosovës”, tha ai në konferencën për shtyp.

Haradinaj dha ditën e djeshme dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kjo pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Menjëherë pas dorëheqjes së tij, ka pasur reagime të shumta si nga partitë në pushtet ashtu edhe nga partitë opozitare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...