Një mënyrë e zgjuar për të kaluar kontrollin në aeroport është të mos lash këmbët për një muaj. Këtë mendoi një burrë në Kinë, i quajtur Yang teksa tentoi të kalonte drogë të futur në këpucë.
Plani i tij ishte të krijonte një aromë të padurueshme, në mënyrë që të fshihte 500g Yaba, tableta që përmbajnë një përzierje të metamfetaminës dhe kafeinës.
Për të shtuar më shumë aromën e rëndë, ai veshi të njëjtat atlete për një muaj pa çorape.
Kur Yang arriti në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou, era e tmerrshme ndjehej dhe në një distancë prej 10 metrash. Kështu ai arriti të kalonte lehtësisht në pikën e parë të kontrollit, pasi edhe makineria X-ray nuk zbuloji asnjë drogë në valixhen e tij.
Por, kapja e 45-vjeçarit u arrit vetëm sepse policia kishte më parë informacione për një tentativë për të kaluar drogë. Dhe era e Yang ishte shumë dyshuese për efektivët në aeroport. Këta të fundit përdorën gërshërë për të çarë këpucët dhe gjetën të futura brenda 10 pako me tableta Yaba.
Pasi e morën në pyetje policia zbuloi se Yang nuk kishte qëllim t’i tregtonte tabletat. Por, ai e kishte ndërmarr këtë risk për të transportuar drogë pasi i duhej të paguante një borxh kumari prej $450./Burimi: RT Përshtati: TIRANA TODAY