Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përçarja e Vetëvendosjes, Albin Kurti letër nga burgu: E dhimbshme!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Përçarja e Vetëvendosjes, Albin Kurti letër nga burgu: E dhimbshme!

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ndodhet në burg pasi akuzohet se ka hedhur gaz lotsjellës në parlament në prill të vitit të kaluar, i ka dërguar një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot një mbledhje pas përçarjes dhe ndarjes në dy grupe brenda partisë.

Ai i është drejtuar të gjithë pjesëmarrësve e aktivistëve, për përçarjet që ndodhën kohëve të fundit dhe fyerjes së Aida Dërgutit ndaj tij.

Letrën e ka lexuar Arben Vitia.

Kjo është letra e plotë e Albin Kurtit dërguar nga burgu i Lipjanit që u lexua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm:

Letër nga burgu i Lipjanit, drejtuar delegatëve të mbledhur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes.

Të dashur aktivistë dhe anëtarë të VETËVENDOSJE!-s,
Të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes sonë,

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse më vjen keq që nuk jam aty me ju. Më e rëndësishme sesa t’ju flas është të jemi bashkë. Edhe atëherë kur s’jemi në të parë e në të shikuar, në mendje e në zemrat tona mbetemi përherë të bashkuar.

Ju përgëzoj që jeni mbledhur në këtë kohë krize duke dëshmuar respekt për organizatën dhe dashuri për Lëvizjen. Pavarësisht që ndonjëri prej nesh mungon, pavarësisht pse ndonjëri prej nesh mungon, Lëvizja vazhdon. Sepse ajo përbëhet prej juve, sepse ajo bëhet prej dashurisë suaj.

Sinqeriteti i shqetësimit dhe serioziteti i brengës për gjërat që kanë ndodhur së fundmi nuk mund të shprehen më mirë e më saktë sesa me mbledhje e në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, organit tonë më të lartë. Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur. Statuti dhe procedurat, rregulloret dhe rregullat, janë mishërim i demokracisë së Lëvizjes, e jo zëvendësim për demokracinë siç është rasti te institucionet e kapura të shtetit.

Në këtë vit qytetarët e Kosovës e kanë dashur, përkrahur e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si asnjëherë më parë. Më 11 qershor u dyfishua mbështetja elektorale në zgjedhjet parlamentare, më 19 nëntor përveç fitores së sërishme në Prishtinë ngadhënjyem edhe në Prizren e në Dardanë. Jemi subjekti i parë në vend, jemi subjekti më i madh në Kuvend, qeverisim me kryeqytetin e Republikës dhe me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë. Fitorja e këtillë vjen nga puna e aktiviteteve tona përgjatë viteve, nga qeverisja transparente dhe progresiste në Prishtinë, por sidomos nga vlera e konceptit tonë politik. Nga Manifesti te Programi 100 pikësh te Alternativa Qeverisëse kemi lidhur suksesshëm sovranitetin për shtetin me bashkimin për kombin me emancipimin për shoqërinë me prodhimin për ekonominë me drejtësinë për popullsinë. Në veçanti, duhen përmendur tri reformat drejt Shtetit Zhvillimor që i kemi elaboruar gjatë fushatës në qershor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit dhe Banka Zhvillimore) në krye të 40 Prioriteteve tona për Republikën. Socialdemokracia e VETËVENDOSJE!-s është demokraci për Kosovën.

Mirëpo as mendimi dhe as shkrimi, as prezantimi dhe as realizimi i këtyre nuk janë çështje teknike. Është dashur shumë pasion e aksion, shumë lexime e diskutime, për atë që shihet e dihet sot. Sikurse për bashkimin me Shqipërinë në kuadër e drejt bashkimit kombëtar, ashtu edhe për qeverisjen socialdemokratike për Republikën tonë parlamentare, nevojitet edhe më shumë vullnet e pasion. Nuk mjafton të kemi të drejtë. Nuk mjafton se paskemi interes. Entuziazmi e inspirimi, zelli dhe kreativiteti, janë të domosdoshme për të aktivizuar njerëzit, mobilizuar masat dhe realizuar synimet.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, në njërën anë, ka ngjallur shpresë këtë vit, çfarë s’e kemi parë që nga shpallja e pavarësisë. Në anën tjetër, qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj. 100 ditëshin e nisi me Rikallon dhe faljen e borxhit ndaj shtetit, e vijoi me rritje të borxheve ndaj privatëve për ta përfunduar me falje të qymyrit ndërkohë që nuk po përfundon shtimi i zëvendësministrave. Lëvizja dhe Kosova edhe kanë aq shumë nevojë për njëra-tjetrën edhe janë aq pranë njëra-tjetrës si asnjëherë në të kaluarën. Jemi vazhdimisht afër bërjes së Kosovës me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s. Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është me e madhe se pozita dhe VETËVENDOSJE! është partia më e madhe. Ky shansi yni është shpresa e popullit.

Regjimi nuk ka më mbështetje popullore. Prandaj ata mbështeten te gjykatësit e tyre. Në burg të Dubravës i mbajnë Frashërin, Atdheun e Egzonin pasi që i dënuan pa prova, fakte e argumente me shumë vjet burg, ndërsa në paraburgim në Lipjan na mbajnë Donikën dhe mua, për protestën dhe padëgjueshmërinë parlamentare kundër “Zajednicës” së Serbisë e Demarkacionit të Malit të Zi. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të përballet me shantazhe, por do të zmadhohet përballë tyre pavarësisht se nga vijnë, sepse ne iu përgjigjemi me një aksion: emancipimin. Burgosjet tona janë dëshpërimi i regjimit. Edhe sa pak jetë i ka mbetur këtij regjimi tashmë varet më shumë prej nesh sesa prej vetë atyre.

Prandaj, janë të dhimbshme ndodhitë brenda Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendojnë fjalët që ajo ka thënë. E fal edhe sikurse të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s. Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese. Aida nuk hyn as në 5, as në 10, as në 50 aktivistët e VETËVENDOSJE!-s me të cilët unë kam pasur mospajtimet më të theksuara. Si erdhi ajo në këtë pikë? Nuk kam shpjegim tjetër, përveçse mashtrimin. Që do të thotë se nuk është ajo fajtore.

Të dashur aktivistë,

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie. Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi. Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara.

Kemi aq shumë potencial. Në mesin e rreth 30 mijë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së voni mësova se janë 580 juristë; ne kemi qindra ekonomistë, qindra inxhinierë, qindra mjekë në VETËVENDOSJE!. Fatkeqësisht, ata i kemi thirrur shpesh për trupat e tyre në protesta e tubime, por jo aq edhe për trurin e tyre në mbledhje e takime. Nga pikëpamja e organizatës, anëtari ynë është veçse banor në territor e jo edhe qytetar me profesion. Kjo besoj se duhet ndryshuar. Dhe, duhet t’i hapim portat e organizatës për njerëzit e dijshëm e të ndershëm të vendit e të Lëvizjes që duan të kontribuojnë. Pra, më shumë dije dhe nder, jo vetëm guxim. Sepse guximi pa dije dhe pa nder bëhet arrogancë e zullum.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka me dhjetëra mijëra faqe tekst, shkrime e intervista, për diskursin e saj, por ajo nuk i ka as dhjetëra faqe për teorinë dhe praktikën organizative. Çështja dhe çështjet organizative duhet të kthehen si pikë e rregullt e rendit të ditës në mbledhje të kryesisë dhe të bëhen të tilla edhe në Këshill të Përgjithshëm. Kur të hapet kjo temë për të cilën unë insistoj tash e dy vjet, kam aq shumë ide për të prezantuar, siç e di se keni edhe shumë prej jush, të cytur nga përvoja që keni dhe leximet që keni bërë. Për dekadën e dytë të Lëvizjes sonë, reforma organizative, me platformë diskutimi, me kritikë dhe mbikritikë, është vendimtare.

Duke diskutuar hapur dhe në forumet e Lëvizjes sonë, kontribuojmë që të zvogëlohet mjegullimi i mendjeve dhe helmimi i zemrave të aktivistëve tonë. Të flasim për të gjitha temat e dilemat, bashkë dhe shterrueshëm, pa kushtëzime dhe pa paragjykime. Për betejat jashtë e për sfidat brenda nevojitet vullnet i hekurt por edhe nerva të çelikta. Ashtu siç nuk ka barrierë që na ndal, nuk ka as pykë që na çan!

Ditën e mirë, punë të mbarë e mirupafshim!

Tags: Albin KurtiburguLetërlevizje vetevendosjepërçarja

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Foto/ Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë

Foto/ Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë

Buxheti i Tiranës 2018/Sa do paguani për taksën e pronës, parkimin, hapësirën

Buxheti i Tiranës 2018/Sa do paguani për taksën e pronës, parkimin, hapësirën

PD thirrje qytetarëve për protestën e nesërme, Duma sulmon Ramën dhe Tahirin

PD thirrje qytetarëve për protestën e nesërme, Duma sulmon Ramën dhe Tahirin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

by mirseda
17:31 | 21/02/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të rrisë normën globale të tarifave për mallrat e...

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës

17:04 | 21/02/2026
Vrasja në Kavajë! Sherri nisi pasi viktima parkoi makinën para banesës së autorit

Vrasja në Kavajë! Sherri nisi pasi viktima parkoi makinën para banesës së autorit

16:46 | 21/02/2026
“Regjim diktatorial”/ Sali Berisha thirrje diasporës për protesta

“Regjim diktatorial”/ Sali Berisha thirrje diasporës për protesta

16:39 | 21/02/2026
Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

16:07 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com