Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përçahen Shoqatat e Transportit/ Ja rrethet që rinisin punën nesër dhe ato që refuzojnë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përçahen Shoqatat e Transportit/ Ja rrethet që rinisin punën nesër dhe ato që refuzojnë

Deklarata e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për rihapjen e transportit publik, ka sjellë përçarje mes Shoqatave të Transportit. Aktualisht janë ndarë në dy kampe: ata që do rinisin punën nesër, dhe të tjerët që refuzojnë pasi nuk janë plotësuar kushtet e parashtruara.

Në Shkodër, Shoqata e Transportit Interurban ka deklaruar se nesër në orën 06:00 do të nisë nga puna, dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites.

Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë. “Kërkojmë me çdo kusht hapjen e transportit publik. Kemi arritur në atë gjendje që sot jemi në fund. Kemi rënë dakord me protokollin me 70%. Ne presim çeljen e transportit”, tha përfaqësuesi i transportit.

Transporti ndërqytetës do të hapet edhe në qytetin e Vlorës. Ndonëse do të nis puna, përfaqësuesit nga Shoqata e Transportit nuk heqin dorë nga kushtet e tyre.

Ato kërkojnë një pagë të dytë lufte, pasi janë dëmtuar ekonomikisht. “Si të gjithë shoqatat  e tjera në rrethe kërkojmë subvencion 30%, se shteti thotë që ne duhet të punojmë me 70% të kapacitetit. Nuk e di se sa do të realizohet, por që transporti është më i goditur sot për sot. Shteti na dha 400 mijë lekëshin, duhet të na jepte dhe një 400 tjetër se jemi familjarë”, tha një prej përfaqësuesve të shoqatës.

Nesër do të hapet transporti ndërqytetës edhe në Fier. Ilir Lule, kryetar i Shoqatës së Transportit ka sqaruar se kompanitë kanë pësuar humbje, e megjithatë kjo nuk do të reflektohet në çmim.

“Ne jemi gati të zbatojmë protokollin. Nuk e dinim se do dilte ministrja, ne dolëm këtu në këtë protestë të organizuar më parë. Ne duam vetëm të dalim në punë. Do mbajmë të njëjtin çmim”, u shpreh Ilir Lule, kryetar i Shoqatës së Transportit.

Nga ana tjetër, Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes në Tiranë ka dalë kundër.

“Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese, por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti, pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë, e kanë të pamundur.

90% e operatorëve janë për mos rifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet.

Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën, por për informimin e tyre, pse ne duhet të ndëshkohemi”, tha ai.

Tags: Eneo Sulejmaniogerta manastirliuTransporti publik

TË LIDHURA

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe
Bota

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!
Aktualitet

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
Next Post
EMRAT/ Tre “të fortët” nga Vlora dhe Fieri nën shënjestrën e OFL-së

Vetëdeklarimi i burimit të pasurisë/ OFL u dërgon formularin 4 të dënuarve

Rama jep lajmin e mirë nga Spitali Infektiv

‘Rekord shtrimesh në Spitalin Infektiv’, çfarë shkruan 'Zëri i Amerikës'

Paguajnë prej 30 vjetësh, por nuk votojnë

Paguajnë prej 30 vjetësh, por nuk votojnë

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

by mirseda
15:06 | 19/09/2025
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me...

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

13:48 | 19/09/2025
Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

12:51 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com