Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për ty që kërkon rikthimin e normalitetit pas tërmetit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Për ty që kërkon rikthimin e normalitetit pas tërmetit

Nga Alfred Peza

Pas një jave dhimbjesh, paniku e stresi kolektiv nga tragjedia njerëzore dhe dëmet materiale që shkaktoi tërmeti rrënimtar i 26 nëntorit, nisi edhe dhjetori. Nisi muaji i fundit i vitit 2019.

E bashkë me të, edhe numërimi mbrapsht i 30 ditëve të mbetura, nga një vit me zhvillime të forta që shënjuan jetën politiko-shoqërore të vendit.

Kemi hyrë në rrjedhën e atyre ditëve të fundvitit kur historikisht, në mbarë botën, nisin të ndizen dritat e festave. Për të vijuar kësisoj me festimet kolektive e familjare. Publike e intime. Me dhuratat. Me krijimin e një atmosfere hareje planetare, që kulmon natën e ndërrimit të moteve. E bashkë me përfundimin e këtyre ditëve sa të hareshme, aq edhe të lodhshme, i hapet rruga një flete të re në kalendarin e jetës së secilit prej nesh.

E sigurtë është që tani, se atmosfera e këtij viti, do të jetë ndryshe nga ajo e viteve të shkuara. Sepse nuk ka kohë për shampanjë në një vend që përcolli 51 kufoma. Ku janë shënuar qindra shtëpi e objekte të prishura e të pabanueshme. E ku mijëra njerëz nuk do kenë një çati familjare nën kokë, në mesnatën e 31 dhjetorit, duke zbardhur 1 janari 2020. Madje, edhe disa kohë të tjera, më tutje…

E fundit gjë që duhet të na shkojë ndërmend sot, është që të kalojmë në fatalitetin e mungesës së shpresës. Fuqia e një kombi, e një populli, e një shteti, e një shoqërie, e një grupi, kolektivi, familje dhe individi, tregohet tek aftësia për tu ringritur edhe më i fortë, pas goditjes. Sa më e fortë goditja, aq më i madh dhe i menjëhershëm reagimi. E më energjik, fillimi i ri.

Ndaj, për të gjithë ata që kërkojnë rikthimin e normalitetit të jetës shoqërore sot në Shqipëri, ka një formulë të thjeshtë. Një formulë që mund të zbatohet nga të gjithë, e cila ka funksionuar gjithmonë në raste si ky, madje edhe më të rënda e të vështira se këto që po kalojmë të gjithë sëbashku sot.

Nëse kërkon që vendi të rikthehet në normalitet, gjëja e përë që duhet të bëjmë, është që gjithkush nga ne individualisht fillimisht, të rikthehet në normalitetin e jetës së përditshme. Ti rikthehet “rutinës” së jetës së dikurshme, të përpara tërmetit.

Të shkojmë në shtëpinë tonë, nëse ajo nuk është përcaktuar nga specialistët për tu shembur, apo si e rrezikshme për strehim. Ta rikthejmë strehën tone, që braktisëm në panik fillimisht, në normalitet. Të kalojmë natën aty si më parë. Pavarësisht kujdesit të shtuar, për përsëritjen e lëkundjeve sado të vogla, anipse sizmiologët na kanë garantuar se rreziku ka kaluar.

Të zgjohemi në mëngjes, normalisht nga shtrati ynë. Të shkojmë në punë në orën e dikurshme. Të fillojmë ta përcjellim këtë normalit edhe tek kolegët e tjerë, duke iu rikthyer ritmeve të mëparshme të jetës së përditshme kolektive. Të dalim nga puna në orën e dikurshme. E ti rikthehemi obligimeve, ritualeve dhe dinamikës së jetës familjare e shoqërore, me normalitetin e përhershëm.

Nëse gjithkush i rikthehet normalitetit të jetës së tij, atëherë kemi nisur të gjithë që të kontribuojmë për normalitetin e jetës së familjeve tona. Të shkallës e pallatit tonë. Të bllokut të banimit. Të rrugicës. Të lagjes. Të fshatit. Të qytetit.

Nëse je një qytetar i thjeshtë e i rikthehesh normalitetit të jetës tënde, ky është kontributi më i madh që ti mund të japësh sot, për normalitetin e Shqipërisë.

Nëse je punëmarrës a punëdhënës, normaliteti i punës tënde kontribuon në rikthimin e normalitetit të të gjitha hallkave të tjera të zinxhirit, me të cilin janë të lidhura marrëdhëniet e tua në përditshmëri.

Nëse je profesionist, politikan, gazetar, punonjës privat apo nëpunës publik, përfaqësues i shtetit a i pushtetit e sillesh, jeton e punon sot normalisht, atëherë ke kontribuar mjaftueshëm për normalitetin e jetës së shqiptarëve.

E nëse të gjithë jetojmë normalisht, sillemi normalish, punojmë normalisht, veprojmë normalisht atëherë ky është kontributi më i madh që mund të japim për të dëmtuarit dhe të lënduarit në Durrës, Thumanë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë, Kamëz, Fushë Kruje e Krujë, Kurbin, Lezhë e Shëngjin.

Nëse ne jetojmë e sillemi normalisht sot, normaliteti i jetës së banorëve dhe i zonave të prekura nga tërmeti, është më afër nesër. Askush të mos predikojë normalitet, kur vetë sillet sot në mënyrën më anormale të mundshme, për qëllime që kanë lidhje me gjithçka, përveç përpjekjeve për normalizimin e jetës së vendit.

Normaliteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, fillon dhe mbaron, tek normaliteti i sjelljes së gjithsecilit prej nesh. A mund të sillet dot gjithkush këto ditë, si një njëri normal? Po ti vetë, a e bën dot? Le ta fillojmë sot nga vetja. Pas kësaj, gjithçka është më e thjeshtë për tu arritur nesër, për të gjithë!

Tags: 6.4 ballegjendja emocionaleshendetitermet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Pasojat e tërmetit në Shijak/ Dhjetëra banorë nisen drejt Shkodrës (Foto)

Pasojat e tërmetit në Shijak/ Dhjetëra banorë nisen drejt Shkodrës (Foto)

“Do të kujtohet gjithmonë”, Cakaj falenderon Forcat e Sigurisë së Kosovës

"Do të kujtohet gjithmonë", Cakaj falenderon Forcat e Sigurisë së Kosovës

Pas ceremonisë mortore, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

Pas ceremonisë mortore, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com