Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Për të dhe titujt fetarë nuk mjaftojnë”, ja çfarë i kërkojnë qytetarët Ramës në postin e ri! (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Për të dhe titujt fetarë nuk mjaftojnë”, ja çfarë i kërkojnë qytetarët Ramës në postin e ri! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta dekretoi ditën e djeshme shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe dekretimin e kryeministrit Edi Rama në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ishte vetë kryeministri i cili propozoi kandidaturën e vetë. Kjo pas refuzimit që bëri kreu i Shtetit ndaj propozimit të Gent Cakaj, për postin e kryediplomatit të Shqipërisë. Për të cilën qytetarët thonë për Tirana Today se ishte shumë e drejtë.

“Nuk kishte pse Presidenti Meta të dekretonte Cakajn. Po të ishte një intelektual dhe i aftë, ai do të ishte në Kosovë, jo këtu te ne. Nuk paska Shqipëria një ministër të Jashtëm. Pse e hoqi Bushatin, apo se i prishi planet Ramës? Këto janë pazaret e tyre dhe është zor t’i zbërthejmë. Rama nuk është njeri për Shqipërinë, është fatkeqësi e këtij populli.”

“Nuk kishte pse miratohej ai nga Kosova, nuk na hyn në punë. Por, sa do të bëjë për Shqipërinë si ministër i Jashtëm nuk e di. Ai nuk ka bërë asnjë punë, ndoshta për vete dhe për xhepin e vetë me siguri që do të bëjë diçka. Ndaj kërkesa e parë që i bëjmë është të ikë Rama nga qeveria.”

Sipas Ramës, kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, deri në momentin që do të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese. E cila do të zgjidhë ngërçin midis Kryeministrisë dhe Presidencës.

Tirana Today pyeti disa nga qytetarët se çfarë mendimi kanë ata për këtë vendim dhe çfarë do t’i kërkonin Ramës në postin e ri ministror.

“Nuk duhet që Rama të jetë dhe kryeministër, por edhe ministër. Nuk shkon të mbajë dy poste qeverisëse.”

 “Unë jam i pakënaqur me këto veprime. Ne problemet i kemi me fqinjët, jo me vendet e tjera. Me Serbinë dhe sidomos me Greqinë. Tani kur ajo nuk të njeh kufijtë tokësorë, ne hyjmë në marrëveshje për detin. Ajo marrëveshje nuk duhet të fillojë asnjëherë, pa u rregulluar kufiri tokësor.”

“Kryeministri të shohë pak çështjen e Greqisë dhe marrëveshjen e detit. Ai duhet ta ndalojë sa më shpejt, sepse mua Bushati më duket sikur është nxituar disi.”

“Rama duhet të mundohet të shkrijë sa më shumë marrëdhëniet me Greqinë dhe Serbinë. Nuk duhet të jemi asnjëherë për ngrirje marrëdhëniesh, por duhet të tregojmë tolerancë.”

Një qytetarë thotë se dekretimi Ramës si ministër ishte i tepërt, duke përdorur edhe ironi teksa shprehet se veç të marr tituj fetarë i ka mbetur. Sipas tij në Partinë Socialiste ka emra më të mirë të cilët do të ishin të duhurit për ministër të Jashtëm.

 “Jo veç ministër i Jashtëm, Edi Ramës i ka ngelur për tu bërë edhe hoxhë, edhe prift, dervish. Nuk është ndonjë gjë e keqe për ne, t’i ketë të gjitha si person. Jo vetëm kryeministër, ministër, gjykatës, kryeprokuror; këto janë pak. Nëse do të ndërrohet Edi Rama mund të bëhet diçka, por për sa kohë ai ndërron postet nuk ka shpresë. Partia Socialiste ka emra jo për ministër të Jashtëm, por edhe për kryeministër edhe më të mirë se Edi Rama. Për mendimin tim ministra shumë të mirë do të ishin ose Bashkim Fino, ose Pandeli Majko. Janë persona me kredibilitet të lartë.”/ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
Pentagoni në alarm: Ndryshimet klimatike kërcënojnë bazat tona ushtarake

Pentagoni në alarm: Ndryshimet klimatike kërcënojnë bazat tona ushtarake

Gana prezanton ushtarët ‘RoboCop’, videoja bën xhiron e botës (Video)

Gana prezanton ushtarët ‘RoboCop’, videoja bën xhiron e botës (Video)

Rashica tek Werderi/Holandezët nuk kundërshtojnë, shpërblejnë ekipin kosovar

Në kohën dhe vendin e duhur, Rashica kalon në avantazh Werder Bremen (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Inter në kërkim të një portieri
Sport

Inter në kërkim të një portieri

by mirseda
21:28 | 22/12/2025
0

Tek Interi duan një portier të ri! Edhe pse spanjolli Martinez ofron siguri, drejtuesit duan që të...

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

20:55 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com