Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për partinë e dimë, po për Shqipërinë çfarë keni bërë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për partinë e dimë, po për Shqipërinë çfarë keni bërë

Nga Mentor Kikia

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama iu referua “një udhëheqësi të madh”, kur tha. “Mos pyet se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për ty, por çfarë do të bësh ti për Partinë Socialiste”.

Padyshim që Rama dhe shumëkush e di që thënia e famshme është e presidentit Xhon Kenedi, edhe është “Mos pyet çfarë do të bëjë Amerika për ty, por çfarë do të bësh ti për Amerikën”.

Padyshim që Rama e modifikoi atë, duke ia përshtatur një forumi partiak.

Në këto zgjedhje, ne do të duam të dëgjojmë një bilanc, jo thjeshtë të një qeverie, por një bilanc të çdo partie e të çdo politikani. Bëhen plot 30 vjet nga ndarja prej regjimit komunist.

Të gjithë politikanët kanë bërë gjithëçka për partitë e tyre, dhe partitë ka bërë gjithçka për ta. Tani ne duam të dëgjojmë se çfarë kanë bërë ata për Shqipërinë.

Nëse do të rendisja disa nga të këqijat “me përmasa historike”, që i kanë bërë Shqipërisë, do të ishin:

-Shkatërrimi i konkurencës në biznes. Në çdo fushë, në vend të garës së ndershme, këtu u instalua rryshfeti. Paguaj për të fituar.

-Futja e praktikës së shitblerjes së votës. Para, premtime për vende pune dhe favore të tjera në këmbim të votës. Kjo praktikë dërrmoi edhe atë fije demokracie që ne prienim të instalohej.

-Shkatërrimi i tokës bujqësore, duke lejuar pushtimin-mbjelljen e saj me shtëpi anë e mbanë.

-Shkatërrimin e pronës fizike që u trashëgua nga komunizmi, në emër të luftës kundër komunizmit.

-Shkatërrimin e bregdetit dhe pyjeve, si pasojë e babëzisë dhe mosfuksionimit të ligjit.

-Krijimi i një shoqërie ekstremesh, me një hendek të llahtarshëm mes 95% të shoqërisë dhe 5% të oligarkisë.

Të gjitha këto konvergjuan në dëmin më të madh: Arratinë e njerëzve dhe vrasjen e shpresës se një ditë edhe këtu do të mund të jetohet normalisht.

E kuptoni për çfarë vizionesh kemi nevojë ne si shoqëri në këto zgjedhje? Nuk na plas fare se kush do të bëjë 100 kilometra më shumë rrugë, apo kush do të rrisë pensionet me 2 mijë lekë të vjetra. Këtu duhen gjeneruar ide të mëdha, që të përmbysin ca realitete(Korrupsioni) dhe perceptime vrastare per shoqerine(Humbja e shpreses).

Ne kemi nevojë për udhëheqës që ta duan vërtet këtë vend, jo si trofe të luftës politike, por si ATDHE

Ne s’kemi nevojë për rrotacion, por për revolucion idesh.

P.S: Fotoja me lart: Viti 1991, shqiptarët u sulen linjave telefonike dhe këpusin e grabisin telat. Pak më vonë u shkulën edhe shinat e linjave hekurudhore dhe pak më vonë edhe uzinat, për tu shitur për skrap.

Tags: mentor kikiapartinëShqipërinë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Messi i besoi shumë studios ligjore! Tani rrezikon “autogolin” e madh te Barcelona

Messi i besoi shumë studios ligjore! Tani rrezikon “autogolin” e madh te Barcelona

Salsano Rrapi largohet pas 13 vitesh nga “Portokalli”-a

Salsano Rrapi largohet pas 13 vitesh nga “Portokalli”-a

U hodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’, reagon stafi i spitalit

U hodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’, reagon stafi i spitalit







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

by mirseda
20:06 | 04/04/2026
0

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i lumtur pas fitores 0-2 ndaj Partizanit. “Dua t’i bëjë...

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

19:58 | 04/04/2026
Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

19:50 | 04/04/2026
Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

19:42 | 04/04/2026
SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

19:21 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com