Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

Nga: Belina Budini

Që pedagogët dhe profesorët t’u kundërvihen padrejtësive dhe të kërkojnë rritje standartesh për shoqërinë dhe për vete si pjesë e saj, këtu nuk ka asgjë të papritshme.

Përkundrazi, nëse nuk ngrihen, por konformohen ose nënshtrohen, kjo do të ishte e papërligjur. Prej kujt tjetër më shumë sesa prej tyre mund të priten të bëhen manifeste, të nxiten reforma, apo të frymëzohen deri edhe revolucione? Ndaj dalja e pedagogëve të universiteteve publike në protestë, si një akt i shumëpritur, duhej të ishte edhe gjerësisht e mirëpritur! Mirëpo, e pagëzuar thjeshtë si “protesta e pedagogëve” në media dhe në opinionin publik, kjo ngritje e universitarëve deri tani nuk është parë ndryshe nga kategori të tjera profesionale si për shembull ajo e minatorëve, peshkatarëve apo naftëtarëve.

E fokusuar vetëm tek kërkesa për rritje pagash, që është mëse e drejtë në parim, protesta e pedagogëve të universiteteve publike për fat të keq nuk është ngritur deri tani as në lartësinë e protestës së fundit të studentëve të universiteteve publike, të paktën për nga impakti në opinionin publik. Me sa duket organizatorët e kanë konceptuar si protestë të zakonshme, si gjithë protestat e tjera, pavarësisht se kategoria ku bëjnë pjesë nuk është aq e zakonshme. Zvogëlues apo minimizues tingëllon edhe vetë emërtimi: “protestë e pedagogëve”, ndërsa nga pedagogët dhe profesorët si edhe stafet universitare e akademike në përgjithësi pritet më shumë sesa thjeshtë një protestë, pse jo një manifest?

Kjo nuk do të thotë se pedagogët në Shqipëri nuk kanë, as më shumë dhe as më pak nevojë se të gjitha kategoritë e tjera profesionale, që të protestojnë dhe të kërkojnë përmirësim të pagave të tyre dhe vlerësim të drejtë të punës që bëjnë. Mirëpo, herë e konsideruar si protestë minimaliste për nga lloji i kërkesave, e herë maksimaliste për nga pretendimet, ajo rrezikon të krijojë perceptime të gabuara në lidhje me gjithë kategorinë e pedagogëve apo profesorëve, që nuk janë as njëlloj dhe madje as të ngjashëm në shumë raste. Po të ndjekësh rrjetet sociale, duket se protesta e pedagogëve i ka hedhur më tepër benzinë zjarrit sesa po shërben për të ndërgjegjësuar në lidhje me nevojat ekzistenciale të stafeve pedagogjike.

Përshkallëzimi i protestës me bojkotim të fillimit të vitit akademik mund ta shtojë edhe më tej kundërshtimin publik, edhe pse mund të jetë instrument i suksesshëm për arritjen e qëllimit. Mirëpo suksesi i vërtetë i kësaj proteste do të ishte kanalizimi përmes saj jo thjesht i nevojave të stafit pedagogjik të universiteteve publike, por i të gjitha kërkesave jetike për reformimin e vonuar të universiteteve shqiptare. Ndaj, më shumë sesa për një protestë të pedagogëve po ndihet dhe po artikulohet gjerësisht nevoja për një reformim të vërtetë universitar, nxitur kjo nga protesta e thjeshtë dhe modeste e pedagogëve. Nëse shërben për këtë, atëherë do të mund të ngrihej në nivelin e një manifesti.

*Dekane e UET

Marrë nga rubrika “Mediapolis” në Liberale.al

Tags: belina budinipedagogetprotesta

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër, bën transparencë si llogaritet çmimi

Bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Twitter nuk tërheq padinë ndaj Elon Musk

Twitter nuk tërheq padinë ndaj Elon Musk

ERE pezullon rritjen e çmimit të energjisë për tetorin

ERE pezullon rritjen e çmimit të energjisë për tetorin







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

by mirseda
11:21 | 30/01/2026
0

Saga” Asllani merr fund, me mesfushorin kuqezi që zgjodhi Turqinë për të vijuar karrierën e tij. Për...

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

10:55 | 30/01/2026
Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

10:21 | 30/01/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

10:12 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com