Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
U kap me video duke ngacmuar seksualisht vartësen, Basha fut në kryesinë e PD ish-drejtorin e Doganës

Nga: Enton Abilekaj

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjten në mbrëmje, Basha dhe PD, flasin për një vendim të dhimshëm, për shtegun e vetëm, për zgjidhje të detyruar nga amerikanët.

Nuk ka qëndrim ndaj Berishës, ka vetëm deklaratë dorëzimi që në fakt e zhvesh atë që quhet PD zyrtare nga çdo mundësi mbështetjeje. Kishte një mundësi tjetër për largimin e Berishës. Lulzim Basha mund t’i kërkonte dorëheqjen.

Atë që vetë ish-kryeministri duhet ta konsideronte që në 2013, por veçanërisht pas shpalljes “non grata” dhe pasi nisi një proces përplasjeje ligjore dhe politike me autoritetet e SHBA. Mundësia e dorëheqjes e shpëtonte dinjitetin e PD, eleminonte përçarjen, por nuk krijonte asnjë premisë për ndryshim.

Vetëm një qëndrim distancues i Bashës ndaj Berishës, një vrasje politike e mirëfilltë mund ta bënte këtë. Nëse kryetari i PD do të deklarohej për largimin e Berishës, jo për konjukturë diplomatike, as për frikë nga presionet, por sepse besonte tek ndryshimi i klasës politike, tek përfundimi i mandatit 30- vjeçar të çdo politikani, përfshirë edhe Berishën, tek mbajtja e përgjegjësive politike për cdo politikan, përfshirë edhe Berishën, tek fundi i metodave të kapjes për fyti të vendit për interesa personale, atëherë do të kishte një premisë ndryshimi.

Ky do të ishte rasti kur Lulzim Basha do të bashkohej me atë shumicë të shoqërisë që i ka ardhur në majë të hundës kjo klasë politike dhe veçanërisht protagonistët 30 – vjecarë të saj, që janë pasuruar, kanë shpërdoruar dhe nuk janë ngopur akoma duke krijuar një kastë tjetër si ajo e diktaturës.

Ajo shumicë mund të mos jetë anëtare e PD, mund të mos jetë as votuese e PD-së, kalon me indiferencë pranë qendrave të votimit dhe e sheh votën vetëm si ndërrim të fytyrës së hajdutit. Nëse Basha do të qëndronte mbi këtë parim, do të mund të fillonte dicka të re, që e tejkalonte Partinë Demokratike.

Më këtë kartë morale do të mund të kërkonte nesër edhe largimin e Metës, edhe largimin e Ramës, do mund ta diferenconte veten nga klasa e vjetër politike dhe do të shihej më në fund si shpresë. Në vend të kësaj ai zgjodhi të mbetej në mocalin e politikës tradicionale, me parimin e uljes së kokës përpara të huajve, për të marrë licencën e qeverisjes pa përgjegjësi të shqiptarëve kur të vijë radha. Vetëm se në rastin e Berishës, llogaritë duhet t’i bëjë më bazën e partisë, që në fund fare vazhdon të dominohet nga berishistët.

Tani beteja e PD-së nuk është mes atij që kërkon ndryshimin dhe atij që kërkon legjitimimin e keqqeverisjes 30- vjeçare, por është mes atij që kërkon të vijë në pushtet duke shitur vetë kumbarin dhe kumbarit që po tenton t’i marrë mbrapsht pasurinë që ta dhurojë diku tjetër.

Vetë Berisha nuk ka asgjë parimore në qëndrimin e tij. Ai është krijuesi i Lulzim Bashës, e evidentoi atë si ministrin e Transporteve që ndërtoi rrugën e Kombit, si ministrin e Jashtëm që na futi Shqipërinë në NATO, si ministrin e Brendshëm që hoqi vizat dhe si kandidatin që mundi Ramën në Bashki.

Më pas si trashëgimtarin e partisë, si pronarin me prokurë që mund të përjashtonte kë të donte, mund të injoronte forumet dhe të merrte vendime personale, mund të humbte zgjedhjet dhe të mos mbante përgjegjësi.

Sot PD vuan një kryetar që nuk qëndron për asnjë kauzë, ndërsa Berisha vuan vrasjen gjakftohtë dhe hileqare, që vetë e mësoi ta bënte. Sot Basha ka humbur edhe babain politik edhe mbështetësit fanatikë, ndërsa PD është zhytur në një luftë personale të dy kryetarëve më jetëgjatë. Një luftë pa princip, që ka përcarë kupolën e partisë dhe me siguri edhe bazën e saj.

Një luftë që në fund nuk do të sjellë një Parti Demokratike të ndryshuar, por një fitues të drobitur nga beteja që nuk do të jetë kurrë në gjendje të ofrojë shpresë, të nxisë një kauzë, të qëndrojë për një parim. Mënyra se si po zhvillohet beteja e fundit e Berishës, do të jetë në fund vetëm një larje hesapesh personale, që do ta nxjerrë PD si parti të Bashës, ose parti të Berishës, por jo një Parti Demokratike. Pronë personale e njërit prej të dyve, mbrojtëse e interesave të njërit prej të dyve, por jo një bashkim vullnetar për të dhënë një alternativë për vendin.

Me shumë mundësi kjo do të jetë lufta e fundit e PD. Lufta me veten, kundër gjysmës së saj. Në fund të luftës do të duhet një opozitë e re./dosja.al

Tags: bashaBerisha

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Këmbanë alarmi nga ish-presidenti: Grupet kriminale kanë marrë peng Shkodrën

Nishani: Basha bashkë me Ramën kërkojnë asgjesimin e PD-së

Pritet shembja me tritol e një objekti 4-katësh në Dhërmi

Pritet shembja me tritol e një objekti 4-katësh në Dhërmi

Vrau ish-gruan me bukë në gojë, qan para gjykatës: Vjehrri më kërcënoi

Vrau ish-gruan me bukë në gojë, qan para gjykatës: Vjehrri më kërcënoi







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

A do të ketë takim me Putinin? Zelensky: Nuk do të flas për çështje historike me të!
Bota

A do të ketë takim me Putinin? Zelensky: Nuk do të flas për çështje historike me të!

by mirseda
15:01 | 19/02/2026
0

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka thënë se do të refuzonte të diskutonte çështjet historike gjatë çdo takimi...

Arrestimi i Dukës Andrew, reagon vëllai i tij, Mbreti Charles: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vetë

Arrestimi i Dukës Andrew, reagon vëllai i tij, Mbreti Charles: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vetë

14:32 | 19/02/2026
Ministri Demo ndan foton nga Uashingtoni,kryeministri Edi Rama rrugës për mbledhjen eBordit të Paqes

Ministri Demo ndan foton nga Uashingtoni,kryeministri Edi Rama rrugës për mbledhjen eBordit të Paqes

14:21 | 19/02/2026
Gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli, SPAK kërkon të thirren 27 dëshmitarë

Gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli, SPAK kërkon të thirren 27 dëshmitarë

13:18 | 19/02/2026
Sot ceremonia e Bordit të Paqes/ Zbulohet agjenda zyrtare,

Sot ceremonia e Bordit të Paqes/ Zbulohet agjenda zyrtare,

12:52 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com