E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Vrau ish-gruan me bukë në gojë, qan para gjykatës: Vjehrri më kërcënoi

Elton Metaj mori dënimin “arrest me burg”, pasi vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. 31-vjeçari ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan, 23 vjeç, në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Ai gjatë seancës u shfaq i rënduar nga gjendja psikologjike. Gjatë seancës ka qarë, dhe për këtë arsye është ndërprerë seanca, për të filluar pak minuta më vonë.

Burimet bëjnë me dije se 31-vjeçari ka fajësuar familjarët e së ndjerës, se krimin e rëndë e ka kryer edhe pas presioneve të vazhdueshme nga vjehrri. “Më ka bërë presion vjehrri, më ka kërcënuar”, ka thënë ai. “E mora armën për vetëmbrojtje”, tha Metaj.

Ai është shprehur se e donte ende ish-bashkëshorten, të cilës i mori jetën me bukë në gojë.

Familjarët e Sabrina Bengaj thanë një ditë më parë se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj, duke kërkuar që të vihen përpara drejtësisë edhe prokurorët dhe gjyqtarët që e liruan pas pengmarrjes që ai i bëri 1 vit më parë familjes së ish-gruas.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...