Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pentagoni: Nuk ka tërheqje të forcave amerikane nga Koreja e Jugut

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pentagoni: Nuk ka tërheqje të forcave amerikane nga Koreja e Jugut

Pentagoni po kundërshton njoftimin se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të tërheqin forcat ushtarake nga Koreja e Jugut.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Jonathan Hoffman, tha të enjten se nuk ka “absolutisht asnjë të vërtetë” në njoftimet se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë tërheqjen e ndonjë njësie ushtarake nga gadishulli korean.

Gazeta konservatore koreanojugore Chosun Ilbo citoi një “burim diplomatik në Uashington” të ketë thënë se ushtria amerikane po “përgatitet të tërheqë një brigadë” nga gadishulli, nëse nuk arrihet progres në negociatat rreth pagesës për praninë e forcave amerikane në Korenë e Jugut.

Një brigadë ushtarake amerikane përbëhet zakonisht nga 2 mijë deri në 4 mijë ushtarakë.

“Sekretari Esper ishte në Korenë e Jugut javës që kaloi, ku ai përforcoi në mënyrë të përsëritur përkushtimin tonë të palëkundur ndaj Republikës së Koresë dhe popullit të saj”, tha zoti Hoffman. “I kërkojmë (gazetës) Chosun Ilbo të tërheqë menjëherë artikullin e saj”.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut u ndërprenë të martën prej kërkesës së Uashingtonit që Seuli të rrisë kontributin financiar për forcat ushtarake amerikane në territorin korean.

Negociatori koreanojugor Jeong Eun-bo u tha gazetarëve se pala amerikane u largua pas një sesioni të shkurtër. Negociatori amerikan James DeHart tha se ekipi i tij u largua pasi propozimet e paraqitura nga koreanët “nuk i përgjigjeshin kërkesës sonë për një ndarje të drejtë dhe të barabartë të barrës”.

Aktualisht, Seuli paguan vetëm rreth 890 milionë dollarë për të përballuar një pjesë të kostos së mbajtjes së rreth 28.500 forcave amerikane në Korenë e Jugut, për të mbrojtur vendin nga një sulm i mundshëm nga Koreja e Veriut.

Zyrtarët koreanojugorë thonë se administrata Trump dëshiron ta rrisë këtë shumë deri ndoshta në nivelin e 5 miliardë dollarëve.

Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar prej kohësh se vendet aleate të Shteteve të Bashkuara nuk i kanë paguar mjaftueshëm Uashingtonit për bazat dhe forcat që përdoren për mbrojtjen e tyre.

Sekretari i Mbrojtjes Esper tha gjatë vizitës së tij në Seul javën e kaluar se Koreja e Jugut është “një vend i pasur që i ka mundësitë dhe që duhet të paguajë më shumë për të përballuar koston e mbrojtjes”. /VOA

Tags: amerikanëKoreja e Jugutpentagoniterheqje

TË LIDHURA

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore
Bota

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”
Bota

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset
Bota

Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset

20:58 | 15/10/2025
Next Post
Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të reja për Metën

Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të reja për Metën

Mini-Shengen/ Albin Kurti vendos kushtin për të diskutuar

Mini-Shengen/ Albin Kurti vendos kushtin për të diskutuar

“Na ka premtuar video përvëluese”, Artan Hoxha flet për presidentin

“Na ka premtuar video përvëluese”, Artan Hoxha flet për presidentin







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com