Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pelegrinazhi: Çfarë duhet të mësojmë nga Meka për frenimin e përhapjes së Covid

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pelegrinazhi: Çfarë duhet të mësojmë nga Meka për frenimin e përhapjes së Covid

Nga: Ahmed Kalebi “The Conversation”

Si një mysliman që jam, shkoj të paktën një herë për pelegrinazh në Mekë të Arabisë Saudite, qyteti më i shenjtë i Islamit. Myslimanët kryejnë pelegrinazhin e shkurtër “Umrah” në çdo kohë të vitit, dhe çdo vit mund të ketë mbi 19 milion pelegrinë.

Unë kam qenë 2 herë në Mekë për “Haxh”, pelegrinazhi i madh vjetor. I mbajtur një herë në vit, ky është një tubim masiv i mbi 2.5 milion myslimanëve. Të dy pelegrinazhet, Umrah dhe Haxh, nuk ishin të mundura për pjesën më të madhe të vitit 2020, për shkak të shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

Gjithsesi, në tërësi Arabia Saudite e ka menaxhuar mirë situatën pandemike. Ajo ka pasur një shkallë të ulët të vdekshmërisë, dhe probleme minimale sociale dhe ekonomike. Ky vend ka praktikuar testimet masive, ndërsa edhe fushata e vaksinimit është e gjerë. Kjo gjë i dha mundësi që të hapet për pelegrinët.

Unë i kisha shmangur udhëtimet, për të minimizuar ekspozimin e panevojshëm ndaj koronavirusit të ri, SARS-COV-2. Por informacioni mbi masat e rrepta për të garantuar sigurinë e pelegrinëve në Mekë, më inkurajoi të shkoja atje.

Si një patolog që ka qenë në krye të gjurmimit të përhapjes së koronavirusit të ri në Kenia, më bëri përshtypje ajo që përjetova në Arabinë Saudite. Unë besoj se ky vend ka mësime të vlefshme për t’i dhënë vendeve të tjera, ku mbahen tubime masive fetare.

Së pari, autoritetet saudite u kërkuan pelegrinëve të huaj të kishin një rezultat negativ të testit PCR. Ai duhet të ishte kryer brenda 48 orëve para mbërritjes në Arabinë Saudite. Pas mbërritjes, të gjithë pelegrinët ose duhej t’i nënshtroheshin një karantine të detyrueshme në një hotel të miratuar nga qeveria për 6 ditë, ose të bënin një test tjetër PCR pas 48 orësh karantinë, dhe nëse ai dilte negativ, ata mund të largoheshin nga hoteli.

Udhëtarëve nga vendet e kategorizuara si “me rrezik të lartë”, iu kërkohej të futeshin në një karantinë të detyrueshme 7-ditore, por gjithashtu duhej të kishin një test negativ PCR pas përfundimit të saj. Për më tepër, të gjithë pelegrinëve që dëshironin një leje për të hyrë në Haram – Xhaminë e Madhe të Mekës – duhej të kishin me vete një certifikatë, që vërtetonte se ishin vaksinuar ndaj Covid-19.

Është e rëndësishme që autoritetet shëndetësore në shumë vende t’i përdorin të gjitha këto masa, pasi ato parandalojnë që vatra të vogla epidemike, të shndërrohen në valë të mëdha transmetimit të virusit. Vetëm një test negativ i PCR mund të mos jetë i mjaftueshëm. Ekziston gjithnjë ekziston rreziku i një negativi të rremë, për arsye teknike apo për shkak të mashtrimit.

Para Covid-19, Meka ishte e mbipopulluar. Këtë herë fluksi i njerëzve brenda Xhamisë së Madhe ishte i mirë-organizuar. Një numër i kufizuar besimtarësh u lejua të hynte në të njëjtën kohë, dhe kishte një ndarje të qartë për të siguruar distancimin fizik.

Forcat e sigurisë monitoronin dhe i orientonin pelegrinët. Maskat e fytyrës – që përbëjnë një pengesë dhe frenojnë përhapjen e koronavirusit të ri – ishin të detyrueshme. Kishte ndëshkime të ashpra për këdo që nuk mbante maskë, apo që përpiqej të hynte në Haram pa një leje të vlefshme.

Mesazhet e përditshme në celular, na kujtonin ndëshkimet dhe masat e shëndetit publik. Nurmi i kufizuar ndjeshëm i pelegrinëve –  vetëm 50.000 në ditë, nga një kapacitet i madh prej qindra mijëra – e bëri më të lehtë menaxhimin e njerëzve dhe zbatimin e masave.

Për më tepër, vakti i iftarit – i konsumuar në thyerjen e agjërimit – sigurohej në pako të mbyllura në mënyrë mjeshtërore. Ai ishte përgatitur nën kushte të rrepta higjienike, duke eleminuar rrezikun e transmetimit të SARS-CoV-2.

Një masë inovative ishte përdorimi i aplikacioneve në celular për të regjistruar, gjurmuar dhe monitoruar të gjitha të dhënat personale të lidhura me Covid-19. Këtu përfshiheshin rezultatet e testit dhe statusi i vaksinimit. Aplikacionet u përdorën gjithashtu edhe për të aplikuar për të lëvizur në vende publike.

Aplikacioni Tawakkalna, kishte një gjurmues të vendndodhjes, dhe të paralajmëronte nëse ndodheshe jashtë zonës tënde të lejuar. Nëse grupet do të donin të mblidheshin për një tubim shoqëror, ata do të përdorin aplikacionin Tawakkalna për të aplikuar për leje.

Më pas aplikacioni do të siguronte gjurmimin e kontakteve në rastin e ndonjë rasti pozitiv që shfaqet pas këtij tubimi. Në të shkuarën, Meka ka qenë një pikë-takimi për miliona pelegrinë, por edhe një vatër e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, përfshirë kolerën.

Masat e rrepta të ndërmarra për tubime masive mund t’i parandalojnë ato të shndërrohen në vatra të nxehta të pandemisë, siç ka ndodhur në Indi dhe Iran. Menaxhimi i pelegrinazhit nga Arabia Saudite, ofron shumë mësime që ia vlen të kopjohen nga sektorë dhe aktivitete që bashkojnë një numër të madh njerëzish, përfshirë sportet, fenë, argëtimin dhe industrinë e turizmit.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/pilgrimage-in-a-pandemic-lessons-from-mecca-on-containing-covid-19-160043

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19mekePelegrinazhi

TË LIDHURA

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

18:04 | 26/02/2026
“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
Next Post
Sindroma e Havanës: Çfarë ndodhi me diplomatët amerikanë në vendin komunist?

Sindroma e Havanës: Çfarë ndodhi me diplomatët amerikanë në vendin komunist?

Rinas/ Testi i faksifikuar për Covid-19, procedohen 9 persona

Rinas/ Testi i faksifikuar për Covid-19, procedohen 9 persona

Ankimimet e opozitës/ KAS pranon hapjen e 24 kutive votimi në Berat

Ankimimet e opozitës/ KAS pranon hapjen e 24 kutive votimi në Berat







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com